LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të pagjeturve dhe viktimave të luftës, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

Familjarët e të pagjeturve dhe viktimave të luftës, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

Familjarët e të pagjeturve dhe viktimave të luftës shprehen të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

Ata thonë se ekzekutuesit nuk u nxorën asnjëherë para drejtësisë, që është një padrejtësi që po u bëhet.

Have Pajaziti nga Dobroshi i Gjakovës , tashmë rreth të 90 –tave, më 27 prill 1999 ka humbur 8 anëtarë të familjes: katër djemë, dy reja dhe dy mbesa të vogla, të cilët i ka rivarrosur në Lëndinën e pikëllimit në Meje.


Vetëm Idrizi, njëri nga katër djemtë e saj, ende nuk është gjetur.

Dhimbja e rëndon edhe më shumë sepse kriminelët që kryen këtë akt makabër nuk u sollën asnjëherë para drejtësisë.

Nesrete Kumnova, familjare dhe aktiviste e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, po shpreh pakënaqësinë e madhe në emër të të gjitha nënave që gjatë luftës humbën më të dashurit e tyre, ndërsa që ekzekutuesit nuk u nxorën asnjëherë para drejtësisë.

Ajo thotë se është e habitur se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, madje edhe tashmë kur po bëhen gati dy dekada.

Vetëm në komunën e Gjakovës gjatë luftës së fundit 98/99 janë vrarë dhe masakruar mbi 750 qytetarë. Përderisa në nivel vendi ky numër shkon në rreth 6000 persona. Ndërsa drejtësia për këto krime duket se e ka humbur edhe kuptimin thonë familjarët e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori