“Falë” kërkesës për azil ekonomik, doli në shesh një pjesë e krimit ekonomik
Sot, mund të gjobitesh shumë rëndë vetëm për një bukë të vjedhur, apo mund të gjobitesh me një pagë të tërë, vetëm pse e ke harruar jelekun e gjelbër për veturë në shtëpi, por sot vështirë është të dënohesh, nëse eventualisht i ke harruar milionat e vjedhura në shtëpi. Pastaj si rrjedhojë e këtyre kontradiktave, mbetëm të hutuar kur e pamë shtëpinë duke lindur ndërtesa shumëkatëshe, shitoren duke lindur kompleks shitoresh dhe veturën Golf-1 duke lindur limuzina.
Besa, po të njëjtët individë në cilësinë e solidaritetit dhe popullaritetit, i pamë duke i ndihmuar me shuma simbolike organizimet e ndryshme që bëheshin në dobi të shoqërisë, i ushqenin të varfrit dhe në ditë vikendi i ushqenin mirë edhe zagarët e tyre për gjah, e gjithë kjo me një prapavijë dashakeqe, ku me anë të fitimit pa djersë dhe në kurriz të popullit, kinse po i ndihmojnë popullit, popull i cili vuan për kushte më të mira ekonomike dhe sociale, kushte të cenuar po nga këta që po bëhen sikur po i ndihmojnë.
Kështu që, të gjitha këto konglemerate pisllëqesh dhe shumë pisllëqe të tjera i pagoi populli i gjorë dhe i pafajshëm, duke përjetuar protesta të ndryshme me pasoja të dhimbshme, burgosje për shkollim në gjuhën shqipe, helmime të nxënësve shqiptarë, vrasje të montuar për arsye se nuk qe në gjendje të dashurohen dot në këtë shtet, dhe kupa vullkanike e padrejtësive që menduam se njëherë e përgjithmonë i thamë lamtumirë ishte lufta e 2001-shit, për të cilën inteligjenca shqiptare as për së largu nuk e ka ndërmend të merren me ndonjë studim të veçantë në vështrimet se, pse ndodhi kjo luftë, ishte luftë apo konflikt, si u zhvillua, si përfundoi dhe pse përfundoi në këtë mënyrë, pse edhe kësaj radhe tabori politik shqiptar ishte i ndarë dhe kush fitoi në këtë luftë, apo pse humbën që të dy palët gjatë kësaj luftë, pyetje këto që në përgjigjet shkencore të tyre më së lehti mund t’i gjesh shkaqet dhe faktorët e braktisjes së vendit.
Si pasojë e mospërgjigjeve në ndonjë studim të veçantë nga ana e inteligjencës shqiptare, të cilët kishin themeluar edhe institute speciale për studime, por realiteti dhe përditshmëria po flet se këto institute nuk janë gjë tjetër, pos plehra që shërbejnë për mbulesë të dobësive të tyre intelektuale dhe morale, viruset në rajonet tona sa vijnë e rriten, që tashmë mund t’i shohim edhe me teleskop, pra nuk na vyen më mikroskopi.
Kësisoj, ne u mashtruam në mendime dhe vlerësime se kishte përfunduar epoka e arritjes së kushteve më të mira ekonomike, përmes metodave të zhurmshme dhe të dhunshme. Menduam se mbollëm mjaft, sa për t’i përballuar me vite të tëra thatësirat e ndryshme, edhe pse nuk e prisnim ndonjë thatësirë eventuale. Por, neve nuk na kishte shkuar fare në mend se, edhe pas nëntë viteve prej kohës kur mbollëm, dikush do ta braktiste vendlindjen për arsye të kushteve sociale dhe ekonomike mizore. Shtrohet pyetja, se si qe e mundur që një rajon i tërë me shqiptarë, ta merr guximin që ta braktisë vendin për arsye të kushteve të rënda ekonomike dhe sociale, duke qenë njëkohësisht të udhëhequra të dy dikasteret me ministra shqiptarë. Si është e mundur që për vite të tëra të mos investohet asgjë në rajonin e Likovës – Kumanovës (në pjesën shqiptare)?
Si rezultat i këtyre të mundurave, pasoi edhe eksodi i tmerrshëm në këtë rajon. Por, eksod që u kthye në një flijim të madh, në një turpërim të hapur karshi udhëheqësve tanë, dhe në një patriotizëm të pashoq.
Kur dëgjuam për herë të parë për eksodin e dhembshëm shqiptar, përpos dhimbjeve dhe dëshpërimit që e ndjenim, e pyesnim vetën se, vallë këta që shkojnë i përkasin kombit shqiptarë, apo tashmë nuk kanë kohë të dëgjojnë për kombin dhe e kanë në plan që të asimilohen atje, do të kthehen si vizitorë ndonjë herë këtu, apo në atë kohë të lirë do të ikin larg e më larg, vetëm mos të dëgjojnë fare për neve këtu, ne që dikur i dëshpëruam!?
Por, edhe njëra edhe tjetra nuk ishin të vërteta, sepse po këta njerëz që e braktisën vendin prej hallit të madh, shumë shpejtë u kthyen në vendlindje në mënyrë vullnetare. Tashmë këta, lirshëm mund të konsiderohen si kontribuues të vërtetë të atdheut të tyre. Sepse, në këtë kohë të mjegullt po këta njerëz protestuan në mënyrë praktike e paqësore në Belgjikë e gjetiu, ku thirrën në ndërgjegjen e botës, duke i thënë se në vendin prej nga vijmë, kemi njerëz shumë të pasur dhe shumë të varfër, për të qenë tmerri dhe kontradikta edhe më e madhe, shtresa e shumë të pasurve janë të votuarit tonë me karvanin e tyre biznesmen, që shumica e tyre ishin shumë të pandershëm dhe fare s’kishin mëshirë për punonjësit e vetë.
Po këta që para ca javëve e braktisën vendin i detyruan autoritetet belge që ta vizitojnë komunën e Likovës, i angazhuan edhe inspektorët financiarë për disa kontrolle dhe revizione kundrejt agjencive turistike, po këta patriotë në mënyrë praktike i thanë ministrave dhe deputetëve shqiptarë, se ju nuk vleni as sa një qindarkë, qoftë edhe nëse jeni milionerë, po këta i treguan Bashkimit Evropian se fondet të cilët ju i dërgoni për në Maqedoni as ashklat (mbeturinat) e tyre në rajonin tonë nuk mbërrijnë, në këtë rast duke mos i akuzuar vetëm autoritet maqedonase por edhe ato shqiptare, si dhe po këta tashmë të cilësuar si protestues botëror, ia bërën me dije edhe ndërmarrësve të pandershëm, ose kriminelëve ekonomikë, se ne si punëtorë duam kushte dhe paga më të mira, duke na i paguar të gjitha kontributet që na takojnë me ligj. Kjo ngase, desh u trenuan punëdhënësit, duke u ankuar nëpër gazeta se po na ikin punëtorët prej ndërmarrjeve.
Për ta kuptuar më mirë këta ndërmarrësë se pse punëtorët i ikën prej ndërmarrjeve, do t’ia bëjmë një pyetje shumë të thjeshtë. Pse vallë ju dhe fëmijët e juaj nuk i braktisët shtëpitë dhe ndërmarrjet apo të zgjedhurve të popullit, as që i shkoi ndërmend të kërkojnë azil ekonomik diku në Evropë. Përgjigjja ime është: Ju dhe ata nuk kërkuat azil ekonomik, për arsye se ju nuk e vodhët as edhe një bukë, as nuk e kishit harruar jelekun e gjelbër në shtëpi, por ju kishit harruar diçka tjetër në shtëpi, pra “BUKËN”!!!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës