LAJMI I FUNDIT:

Fakte për Belgjikën: Top 10 faktet për shtetin evropian për ta shënuar Traktatin e Londrës

Fakte për Belgjikën: Top 10 faktet për shtetin evropian për ta shënuar Traktatin e Londrës

Traktati i Londrës, i cili mundësi njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Mbretërisë së Belgjikës, është nënshkruar me 19 prill të vitit 1839.

Prandaj, në nderim të kësaj date, më poshtë i keni dhjetë faktet më interesante për Belgjikën – një nga perlat e shumta të Evropës!

1) Nga viti 1815 deri 1830, Belgjika kishte qenë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës. Ajo ka shpallur pavarësinë në vitin 1830, por pavarësia nuk iu ishte njohur derisa kishte hyrë në fuqi Traktati i Londrës


2) Më shumë çokollatë shitet në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit sesa në çdo vend tjetër të botës

3) Fjala “spa” të cilën e përdorim të gjithë, vjen nga qyteti belg “Spa”, i njohur për ujërat termal

4) Mbreti Filip i Belgjikës, i cili ka qenë mbret qysh kur babai i tij, Alberti II, kishte dhuruar dorëheqjen në vitin 2013, është ‘Kalorës i Elefantit’ në Danimarkë.

5) Rreth 80 për qind e topave të bilardos në botë prodhohen në Belgjikë

6) Mesatarisht një mashkull i rritur në Belgjikë është i gjatë 181.75 centimetra. Vetëm gjermanët janë më të gjatë…

7) … por gratë belge renditen të 21’tat në botë si femrat më të gjata

8) Teoria e ‘Big Bang’-ut ka origjinën në Belgjikë – ishte Georges Lemaitre, belg, prift dhe fizikan, ai i cili kishte qenë i parë që e kishte shqyrtuar teorinë e të ashtuquajturës ‘Teoria e Big Bangut’.

9) Belgjika ka qenë vendi i dytë në botë që e ka legalizuar martesën mes gjinive të njëjta – menjëherë pas Holandës

10)  Rrokaqielli i parë në Evropë është ndërtuar në Belgjikë – i njohur si Torengebouw. /Telegrafi/