LAJMI I FUNDIT:

F1: Pista e Koresë e gatshme në kohë

F1: Pista e Koresë e gatshme në kohë

Organizatorët e garës për Çmimin të Madh të Koresë që do të mbahet për herë të parë në tetor, kanë siguruar zyrtarët e Formulës 1 se ndërtimet në pistë do të përfundojnë në kohë.

Sipas kalendarit të Formula 1, pista ‘Yeongam’ duhet të presë skuadrat më 24 tetor ku do të luftohet për Çmimin e Madh të Koresë. Raportet nga Gjermania thoshin se pista e dizajnuar nga Herman Tilke nuk do të jetë e gatshme në kohë për debutimin.

“Progresi në ndërtim është i mirë dhe në hap me kohën, nuk ka pse të brengosemi, pista do të jetë e gatshme në afatin e paraparë”, ka thënë njeriu përgjegjës, Chung Yung-Cho. /Telegrafi/