LAJMI I FUNDIT:

Evropiani më i moshuar feston ditëlindjen e 110

Evropiani më i moshuar feston ditëlindjen e 110

Njeriu më i vjetër në Evropë, Stanley Lucas, ka festuar ditëlindjen e tij të 110, ndërsa thotë se ketë jetëgjatësi e ka arritur falë ajrit të pastër dhe ushqimit të shëndetshëm shtëpiak.

Lucas, i cili është personi i tretë më i moshuar në botë, thotë se kurrë nuk ka pirë duhan, kurrë nuk është larguar shumë nga shtëpia e tij në Cornëall, ndërsa i vetmi “mëkat” shëndetësor i tij, është një gotë e herë pas hershme e pijes sherry.

Lucas ka festuar ditëlindjen e 110 në shtëpinë e tij, bashkë me të bijën Phyllis bashkëshortin e saj Gordon dhe me dy nipa, katër stërnipa e stërmbesa, dhe shumë miq e familjarë. /Telegrafi/