Disa nga fuqitë më të mëdha ushtarake evropiane po hartojnë plane për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit nga Amerika, duke përfshirë një propozim për një transferim të menaxhuar në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme.
Këto bisedime synojnë të shmangin kaosin e një tërheqjeje të njëanshme të SHBA-së nga NATO-ja, një frikë e nxitur nga kërcënimet e vazhdueshme të presidentit amerikan, Donald Trump për të dobësuar aleancën transatlantike, e cila ka mbrojtur Evropën për gati tetë dekada, ose për t’u tërhequr plotësisht prej saj.
Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe vendet nordike janë ndër shtetet e përfshira në këto bisedime joformale, por të strukturuara, sipas zyrtarëve evropianë, raporton Financial Times.
Qëllimi i tyre është të hartojnë një plan për të transferuar barrën financiare dhe ushtarake te kryeqytetet evropiane dhe t’ia paraqesin atë SHBA-së para samitit vjetor të liderëve të NATO-s në Hagë, transmeton Telegrafi.
Propozimi do të përfshinte angazhime konkrete për rritjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake, në përpjekje për ta bindur Trumpin që të pranojë një transferim gradual, duke i mundësuar SHBA-së të përqendrohet më shumë në Azinë.
SHBA, e cila shpenzon më shumë për mbrojtjen se të gjithë aleatët e tjerë të NATO-s së bashku, mbetet e domosdoshme për sigurinë evropiane.
Përveç rolit të saj si një forcë bërthamore mbrojtëse, e përkushtuar për mbrojtjen e Evropës me disa forca ajrore evropiane që mbajnë armë bërthamore amerikane, SHBA siguron kapacitete ushtarake që aleatët kontinentalë nuk i kanë, menaxhon bazat ajrore, detare dhe ushtarake dhe ka 80 mijë trupa të stacionuara në Evropë.
Vendet si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë filluar të rrisin shpenzimet për mbrojtje ose të përshpejtojnë rritjet tashmë të planifikuara që nga zgjedhja e Trumpit, ndërsa BE-ja ka nisur iniciativa për të inkurajuar vendet anëtare të saj që të përshpejtojnë investimet ushtarake të rritura.
Zyrtarët vlerësojnë se do të duheshin pesë deri në dhjetë vjet të shpenzimeve të shtuara për të sjellë kapacitetet evropiane në një nivel që mund të zëvendësonte shumicën e përgjegjësive të SHBA-së, përjashtuar parandalimin bërthamor amerikan.
I pyetur se çfarë nënkupton një shtyllë evropiane brenda NATO-s dhe nëse është e realizueshme, një nga zyrtarët e lartë perëndimor u përgjigj “ne e shohim këtë pikërisht tani: Britania e Madhe dhe Franca po marrin iniciativën (në lidhje me forcat për të siguruar Ukrainën) pa amerikanët”.
Zyrtarët e NATO-s thonë se ruajtja e aleancës me një rol më të vogël ose pa pjesëmarrjen e SHBA-së do të ishte shumë më e thjeshtë sesa krijimi i një strukture të re, duke pasur parasysh vështirësitë e rikrijimit ose rishikimit të planeve ekzistuese ushtarake për mbrojtjen e kontinentit, objektivave dhe rregullave për kapacitetet, strukturës komanduese dhe Nenit 5. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Raketa orbitale dështon në fluturimin e parë nga Evropa

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton paralajmërim për kërcënim nga cunami

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler