Evropa më demokratike
– Fillon aplikimi i Marrëveshjes së Lisbonës –
Marrëveshja e Lisbonës e shndërron BE në organizëm politik më funksional dhe me demokraci më të thelluar. Marrëveshja krijon parakushte për shndërrimin gradual të Evropës në një lloj federate, duke i hapur njëkohësisht mundësi bashkëpunimi më të mira edhe me vendet jo anëtare të BE-së
Të martën që vjen (më 5 janar) Bashkimi Evropian starton një epokë të re. Pas shumë vjetësh bredhjeje, që e kishin sjellë Unionin në gjendje pothuajse kome, hyn në fuqi Marrveshja e Lisbonës. Debati mbi karizmin e figurave qendrore që do ta përfaqësojnë BE-në me këtë rast edhe mund të marr fund. Për Brukselin, si duket, më të rëndësishme janë aktet politike se sa figurat përfaqësuese. Janë këto akte (Marrëveshja e Romës, ajo e Mastrihtit, kjo e Lisbonës…) ato që kanë sjell Evropën në këtë stad ku ndodhet sot dhe që japin garanci për ecje të saj drejt rrumbullakimit të saj si projekt i llojit të vet politik.
Të rejat që sjell Marrëveshja e Lisbonës
Në esencë në qendër të vëmendjes për vendet anëtare të BE-së mbetet parimi i konsensusit i vlefshëm pothuajse për çdo gjë deri tashti. Megjithëse edhe më tutje, parimi i shumicës së kualifikuar për shumëçka që nga ana e anëtarëve vlerësohet se prek interesat nacionale, sidomos nga ana e Këshillit të Ministrave, edhe më tej do të shfrytëzohet si mekanizëm politik mbrojtës. Dhe kjo shumicë absolute vlerësohet se është arritur, nëse sigurohen 53 vota të vendeve anëtare, e që përfaqësojnë së paku 65 për qind të popullsisë së UE-së.
Sidoqoftë, deri në vitin 2017 edhe më tej do të mund të votohet sipas sistemit të vjetër, nëse këtë e kërkon qoftë edhe vetëm një shtet anëtar. Ndërkaq në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë si dhe në ato të tatimit edhe më tej mbetet në fuqi parimi i konsensusit të plotë, respektivisht votimi i njëzëshëm. Por ajo që mund të konsiderohet zgjerim i demokracisë në këtë fushë, është zvogëlimi i fushave ku shtetet anëtare do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e vetos.
Në një varg fushash të veprimit, një anëtarë tashmë nuk do të mund ta bllokojë tërë Bashkësinë. Por, si kundërveprim i këtij zgjerimi të demokracisë brenda BE-së, është zgjerimi i të drejtave të parlamenteve nacionale për të ushtruar ndikimin e tyre në sferat ku konsiderojnë se cenohen interesat nacionale. Kështu, nëse një e treta e deputetëve të parlamenteve nacionale konsideron se përmes ligjvënësit evropianë (PE) është cenuar Parimi i Subsidiaritetit, atëherë akti juridik i propozuar apo edhe i sjell në fuqi duhet të rishikohet. I ashtuquajturi Karton i portokalltë mbetet si mekanizëm kontrolli në duart e parlamenteve nacionale kundruall akteve juridike që mund të aprovojë Parlamenti Evropian.
Pavarësisht këtyre ndryshimeve në dukje të vogla, BE-ja po shkon duke thelluar parimet e federalizmit politik në organizimin e saj të brendshëm dhe shumë më tej në atë të përfaqësimit të jashtëm. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje Brukseli tashmë ka të parin president – ish kryeministrin belg Herman Van Rompuy dhe “ministren e jashtme” që zyrtarisht do të quhet Përfaqësues i Lartë i BE-së, ish ministren e tregtisë të Britanisë së Madhe – Catherine Ashton.
Fillon demokratizimi i Brukselit
Përmes reformës së filluar BE-ja, që vuante ndjeshëm nga deficiti demokratik, starton procesin e demokratizimit të saj të brendshëm. Në masë të ndjeshme janë zgjeruar të drejtat e Parlamentit Evropian. Marrëveshja e Lisbonës i mundëson tashmë këtij Parlamenti të jetë proaktiv dhe aktiv në të gjitha sferat vendimmarrëse që kanë të bëjnë me legjislacionin evropian. Do të jetë Parlamenti ai që së bashku me Këshillin e Ministrave do të marrin vendim mbi buxhetin e Bashkësisë dhe shpenzimet.
Ndarja e subvencioneve në lëmin e agronomisë, që peshon miliarda euro, më nuk do të jetë kompetencë vetëm e qeverive nacionale apo vetëm e Këshillit të Ministrave. Deri tashti në këtë çështje Parlamenti Evropian ka pasur të drejtën vetëm të jap sugjerime, respektivisht të njoftohet nga ana e qeverive për vendimet që kanë marrë.
Parlamenti Evropian pajiset dhe fuqizohet me më shumë të drejta, por edhe përfaqësuesit e popujve të Evropës në këtë institucion prestigjioz.
Po ashtu në kompetencë të Parlamentit kalon ratifikimi i Marrëveshjeve me karakter ndërkombëtar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje është paraparë gjithashtu edhe njëfarë lloji i bashkëqeverisjes, respektivisht tërheqjes së qytetarëve evropian në aktet vendimmarrëse, përmes të drejtës për iniciativë qytetare të aplikueshme. Marrëveshja e Lisbonës përmes iniciativës qytetare vë në veprim një lloj të demokracisë së drejtpërdrejtë, duke ua mundësuar të drejtën e ushtrimit të votës dhe iniciativës qytetarëve evropian.
Me këtë akt një milion qytetarë evropian përmes nënshkrimeve të tyre të deponuara në rrugë zyrtare te rregullt, mund të imponojnë Komisionit Evropian që të procedojnë shndërrimin e iniciativës së tyre në akt ligjor. Por duket se ushtrimi i kësaj të drejte vështirësohet përmes paqartësive që lë në fuqi Marrëveshja lidhur me domosdoshmërinë e përqindjes së nënshkruesve të iniciativës përkatëse në nivel nacional (0.2%) dhe nevojave të shtrirjes së saj në nivel shtetesh anëtare të BE-së.
Krejtësisht e re është edhe garantimi i të drejtës së parlamenteve nacionale për të ushtruar ankesë në Gjykatën Evropiane. Për herë të parë, që prej Marrëveshjes së Romës (1957), Marrëveshja e Lisbonës përmes një klauzole të veçantë u garanton shteteve anëtarë të BE-së të drejtën e shtetit sovran, në rast se e gjykojnë më me interes, të ushtrojnë të drejtën e largimit nga BE-ja si strukturë mbinacionale.
Rishikimi i politikave ndaj shqiptarëve
Pas liberalizimit të vizave për fqinjët e shqiptarëve (serbët, malazezët dhe maqedonasit), janë shqiptarët ata që mbesin të izoluar (vetizoluar) nga Evropa! Duket se ky izolim vije si rezultat i përvetësimit nga ana e Brukselit të shablloneve politike të fqinjëve tanë që në raport me shqiptarët i kanë globalizuar çështjet, rreziqet, interesat, skemat ideologjike etj., do të thoshte Arbër Xhaferi.
Kundër një politike të këtillë të fqinjëve tanë shqiptarët duhet të zbatojnë metodë të njëjtë. Por, kjo do të arrihet vetëm nëse shqiptarët, definitivisht, pa dilema, pa derivate bëhen pjesë e qytetërimit perëndimor, të aleancave perëndimore, ngaqë të tjerat nuk janë faktorë determinues. Ndërkaq në këtë plan, të kuptuarit nga ana e inteligjencies shqiptare se “proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e inteligjencies nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë”, do ta ndihmonte procesin e identifikimit të plotë të kombit shqiptar si tërësi si pjesë e natyrshme e qytetërimit perëndimor evropian.
Ky lloj i identifikimit do t’i shërbente ndjeshëm edhe procesit të zgjidhjes së kënaqshme të çështjes shqiptare në kontekst të proceseve integruese evropiane. Ndërkaq në këtë raport marrëdhëniesh emancipimi i inteligjencies nga shteti do të kishte efektin e kundërveprimit pozitiv, që nënkupton edhe demokratizimin e shtetit në raport me grupimet politike dhe vet qytetarët. Zgjedhjet dhe sjellja e shtetit alias partive që garojnë për marrje të pushtetit ndaj votës është hapi i parë në procesin e demokratizimit real brenda për brenda hapësirës shqiptare. Këto veprime të mbarështuara do të impononin rishikimin e politikave të fqinjëve tanë, po edhe të Brukselit ndaj kombit shqiptar në tërësi.
Në këtë kuadër teza për demokratizimin e domosdoshëm të që të dy republikave shqiptare bashkë me spektrin politik shqiptar në Maqedoninë shqiptare, nuk do të duhej shikuar vetëm nën dritën e eksperiencës aktuale në fushën e integrimeve evropiane, por para së gjithash si përgjigje në kërkesat që shtron e ardhmja e afërt e kombit shqiptar në kuadër të këtij procesi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti