Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990 (nuk përfshihen vendet baltike).
Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Evropës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë.
Sipas Eurostat, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në krahasim me fillim vitet ’90, popullsia është tkurrur me gati 15 për qind.
Nga viti 1960, kur Eurostat raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.
Në 2020-2021, rënia e popullsisë u përshpejtua edhe për shkak të pasojave të COVID, që rriti ndjeshëm vdekshmërinë në vend,
Rekordin në Evropë për tkurrjen e popullsisë nga fillim vitet 1990 e mban Bulgaria, me -21.1, e ndjekur nga Kroacia (-18.9) dhe Rumania (-17.9).
Popullsia e Serbisë, në raport me vitin 1995 (kur u nda nga Mali i Zi) ka rënë me gati 11 për qind, ndërsa ajo e Malit të Zi me 2.4 për qind për të njëjtën periudhë.
Popullsia e Maqedonisë së Veriut rezulton me një tkurrje të lehtë prej më pak se 3 për qind, por prej kohësh në këtë vend ka debat lidhur me censin e popullsisë dhe numrin real të saj.
Në tkurrje është dhe popullsia e Kosovës, që është reduktuar me 10.2 për qind, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.
Tendenca e Evropës
Sipas Eurostat, për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milion në 1960 në 446.8 milion më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit. gjatë viteve 1960.
Pasi në vitin 2020 popullsia ra për herë të parë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e BE-së u ul përsëri në vitin 2021, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446,8 më 1 janar 2022. Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindjet) tejkaluan migracionin pozitiv neto për një vit të dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë. Në BE, ka pasur 531,000 vdekje më shumë në 2020 se në 2019 për t’u krahasuar me 113,000 vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës