Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, zhvilloi një vizitë në Europol, organizata e Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit.
Kjo vizitë e organizuar me mbështetjen e Misionit e Asistencës së Bashkimit Evropian Pameca IV, vjen pas disa takimesh dhe pjesëmarrjesh në nivel operacional të suksesshme ku Policia e Shtetit ka marrë pjesë krah për krah me partnerin e saj strategjik dhe operacional Europol.
Krimi i organizuar, Terrorizmi dhe format e tij, si edhe migracioni i paligjshëm ishin në fokus të takimit të Çakos me Drejtorin e Europolit Rob Wainwright.
Ai theksoi se “partneriteti i Europolit me Shqipërinë është një nga gurët e çmuar “milestone” të organizatës që unë drejtoj dhe jam krenar për këtë pasi ka qenë firmëtar i marrëveshjes operacionale dhe strategjike me Shqipërinë”.
Wainwright shtoi se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme Policia e Shtetit ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.
Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të Europolit konsiderohet me rëndësi të madhe dhe një prioritet për Zyrën Kombëtare Europol”.
Çako shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë strategjikë dhe ne veçanti me Europolin.
“Asistenca e Europolit në përmirësimin e analizës kriminale në përgjithësi dhe asaj SOCTA në veçanti si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet e përbashkëta është një prioritet që Policia e Shtetit është duke kërkuar me vendosmëri dhe duke e ndjekur me këmbëngulje në zbatim të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave të tyre si edhe të trafikut të paligjshëm e migracionit të paligjshëm”, tha ai
Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të Europolit konsiderohet me rëndësi të madhe dhe një prioritet për Zyrën Kombëtare Europol në linjë me strategjinë e Policisë së Shtetit dhe të detyrimeve që rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare drejt Integrimit Evropian.
Wainwright duke falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit për këtë vizitë theksoi se partneriteti i Europolit me Shqipërinë është një nga gurët e çmuar “milestone” të organizatës që ai drejton dhe se ai është i nderuar dhe krenar për këtë pasi ka qenë firmëtar i marrëveshjes operacionale dhe strategjike me Shqipërinë. Duke konfirmuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është në nivel të shkëlqyer ai theksoi se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme ajo ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.
Gjithashtu, ai me kënaqësi pranoi ftesën e bërë nga Drejtori i Policisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë së shpejti.
Delegacioni i Policisë së Shtetit në Europol kreu disa takime me përfaqësitë e vendet anëtare që operojnë pranë këtij te fundit ku u trajtuan çështje të interesit reciprok.
Gjithashtu gjatë vizitës në Holandë Drejtori i Policisë së Shtetit u takua edhe me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Hagë, Adia Sakiqi. Në takim u bisedua për çështje të përgjithshme ku Policia e Shtetit mbështet misionin diplomatik shqiptar dhe zgjidhjen e disa problematikave qe hasin shtetasit shqiptarë jashtë vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa