Është ftohtë dhe ju djersitni sikur është verë? Qe çfarë mund të bëni për të zgjidhur problemin!

Nëse e dini se dikush po përballet me këtë problem, ose jeni ju, mos u dëshpëroni. Ka zgjidhje
Për disa, kjo ndodh sepse ata “vishen trashë” për të mos ngrirë jashtë, por sapo heqin shtresat e tepërta të veshjeve djersitja ndalet, megjithatë, një numër në rritje njerëzish luftojnë me këtë problem edhe kur nuk vishen trashë.
Ky fenomen quhet hiperhidrozë dhe, megjithëse është mjaft i zakonshëm, pak flitet për të. Përse?
Sepse njerëzit kanë turp të flasin me të tjerët për këtë problem, sepse hiperhidroza, përveç njollave në rrobat e djersës, shkakton edhe me një erë të pakëndshme, transmeton Telegrafi.
Duke u përpjekur ta zgjidhin vetë problemin, i cili për fat të keq nuk mund të zgjidhet vetëm duke përdorur deodorantët e zakonshëm, njerëzit shpesh fillojnë të tërhiqen, duke shmangur kontaktin, gjë që shpesh çon në ankth dhe depresion.
Duart e djersitura janë manifestimi më i zakontë dhe më i bezdisshëm nga pikëpamja sociale. Mjaft njerëz mund të vuajnë në të njëjtën kohë nga hiperhidroza e këmbëve, e sqetullave ose skuqja e fytyrës. Skuqja e fytyrës është një tjetër manifestim. Pacientët ankohen për skuqje të sikletshme mbi kraharor, qafë dhe fytyrë gjatë situatave me stres, si për shembull të folurit në publik ose intervistave.
Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë. Një person që vuan nga hiperhidroza pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet.
Djersitja e tepërt mund të jetë “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, e deri edhe sëmundjet malinje. Tek disa pacientë, prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale.
Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9-16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko-fiziologjike të personit. Kjo dukuri shqetësuese dhe e bezdisshme, që shpesh nuk varet nga temperatura e mjedisit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë. Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim individual në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin.
Për të minimizuar djersitjen, këshillohet të përdoret sapun dhe detergjente që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të bëhet kujdes për plagët e lëkurës sado të vogla qofshin, të shmangen alkooli, duhani, kafeja, erëzat pikante apo çdo veprim e kontakt që stimulon djersitjen.
Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës