Dietat me lëngje dhe ndërprerja e ushqimit thjesht nuk funksionojnë.
Qëllimi juaj për vitin e ri është që të humbni peshë? Keni bërë gati shtrydhësen e frutave për një dietë vetëm me lëngje ose po përgatiteni që të mos hani dy ditë në javë? Nëse ky është plani juaj, atëherë jeni të destinuara të dështoni, thotë autorja Ruth Filed, autorja e librit “Cut the cr*p” (Ndërprisni gjepurat).
Ajo thotë se të gjithë do të ishim shumë më në formë dhe më elegantë nëse në vend që të ndërprisnim karbohidratet, glutenin apo bulmetin nga dietat tona, të ndërpresim gjepurat.
Field thotë se hapi i parë që çdokush që do të humbë peshë duhet të bëjë, është që të kuptojë se të qenurit i shëndoshë, shkaktohet nga stili i jetesës së gjithsecilit dhe jo nga gjenet, puna apo arsyetime të tjera. Pra kjo është një zgjedhje personale. “Sa herë që ti je duke blerë ëmbëlsira apo çokollata sepse po vdes nga uria dhe je e dëshpëruar për një dozë sheqeri, kujto këtë: Dikush tjetër, më i dobët dhe më në formë se ti, që ndihej në të njëjtën mënyrë, zgjodhi të hante një mollë. Si dhe të dilte për vrap më pas,” shkruan Field.
“Kjo është e vërteta e papërtypshme që askush nuk jua thotë në fytyrë. Duhet të pranoni se faji për të qenurit mbipeshë, nuk është i askujt tjetër përveç jush.”
Ajo shton: “Arsyeja pse jeni të shëndoshë është sepse hani shumë pisllëqe dhe nuk lëvizni mjaftueshëm.” Field shkruan se kushdo që mundohet të gjejë shpëtimin e formave trupore në një dietë drastike, gënjen veten, sepse nuk do ta mbajë dot. Ajo sjell si shembull disa femra në një kafene në Londër: “Ato diskutonin mbi dietat e tyre pa karbohidrate apo fasting (dieta ku një ditë ose edhe më shumë në javë kalohen pa ngrënë asgjë) ndërkohë që pinin kafe me qumësht dhe hanin ëmbëlsira. Femra interesante e të edukuar që shpenzojnë kohën e tyre të çmuar duke folur për dieta dhe duke ngrënë pisllëqe,” shkruan ajo.
Ruth beson se këto trajtime çudibërëse thjesht na shpërqendrojnë nga problemet e vërteta, shkruan Anabel. Sipas saj, njerëzit duhet të edukohen mbi përbërësit e ushqimeve dhe duhet të jenë më të kujdesshëm në kontrollin e etiketave të ushqimeve për të ditur se çfarë konsumojnë. Ajo gjithashtu shprehet së aktiviteti fizik, është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për veten tuaj në mënyrë që të jeni në formë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania