Esatizmi, shqiptarët dhe Tadic
Ndërsa po lexoja një punim shkencor mbi figurën e Esat Pashë Toptanit të titulluar “Qeveria e Serbisë dhe Esat Pashë Toptani”, dhe që përmban në vetvete një literaturë të gjërësishme punimesh dhe artikujsh ndër vite, ndjeva një boshllëk dhe një keqardhje për të kaluarën e popullit tim, atij që ndër shekuj i është atribuuar besa dhe mikpritja, por më së tepërmi ndaj të huajve.
Teksa kalon rreshtat, paragrafet dhe faqet e këtij punimi mendja lëviz ndër vite, ndër koordinata gjeografike, lëviz nga njëri akt tradhtie tek tjetri. Fatkeqësisht, Shqipëria është viktima e tradhtisë së bijve të saj, e atyre që më së paku meritojnë tu flitet shqip. Sikur figura e Esat Pashë Toptanit, e njohur tashmë nga brezat si tradhtari më i spikatur i kombit shqiptar, do ishte një kujtim i së kaluarës, atëherë kjo do ishte e keqja më e vogël paçka se dëmi që iu bë kombit shqiptar nga veprimet antishqiptare dhe krejtësisht egoiste të Toptanit janë edhe sot evidente në mënyrën se si kombi shqiptar është i ndarë ndër shtetet ballkanike. Problemi dhe fatkeqësia qëndrojnë në atë që quhet “Esatizmi” dhe që është në vetvete ajo që ai la mbrapa fenomeni i tradhtisë ndaj atdheut për interesa personale.
Që nga 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë e saj e deri në ditët e sotme kombi ynë ka qenë pre e synimeve dhe platformave të ndryshme shoviniste në përpjekje për t’i marrë ato që ka fituar me gjak, sakrificë dhe vetëmohim. Megjithatë, jo rrallë këto përpjekje të popullit shqiptar dhe të personifikuara në figurat legjendare të Avni Rrustemit, Bajram Currit, Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit, Mic Sokolit dhe për të ardhur tek Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Agim Ramadani, Luan Haradinaj, etj., kanë hasur në tradhtinë e atyre që në momente të caktuara të historisë sonë fatkeqe kanë qenë, apo janë vetëshpallur, të parët e vendit.
Kalvari i lëshimeve që Esat Pashë Toptani u bëri vendeve fqinje, dhe sidomos Serbisë si rezultat i marrëveshjes së Tiranës (28 Qershor,1915), vetëm e vetëm që të mund të qëndronte në pushtet i ngjan asaj që kemi parë në 20 vitet e fundit. Lëshime pas lëshimesh ndaj çdokujt që i kërkon në këmbim të mbështetjes për të qenë qeverisës. E ndërsa para gati 100 vjetësh Esat Pasha bënte pazare me kufij, tashmë pazaret bëhen me kufij dhe me përqindje aksionesh. Tradhtia vazhdon. Shqiptarët pranojnë favore ndaj Serbisë, ndërkohë që pengojnë zhvillimin ndërshqiptar; ata pranojnë të shesin vlerat e luftës çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni në këmbim të një karrigeje përkrah sllavo-maqedonasve; ata pranojnë të votojnë për partitë politike malazeze pasardhëse të atyre që pushtuan Shkodrën në 1913 në kundërshtim me vendimet e fuqive të mëdha, por jo të bashkohen dhe të vetpërfaqësohen në parlamentin e Republikës 600 mijë banorësh.
Në periudhën që nga 1990 e deri më sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë parë teksa në shtëpitë e tyre hynë televizori me ngjyra, frigoriferi, lavatriçja, kompjuteri, kolltukët luksoz dhe dolën djemtë dhe vajzat disa për në kurbet e disa për të mos u kthyer më. Ata panë teksa djersa e tyre shumëvjeçare shkatërrohej, vidhej dhe teksa mashtrimi arrinte përmasa biblike.
Ata, po ashtu panë se si një popull mund të kthehej në një qenie të tërbuar nga mashtrimi që iu bë dhe indiferentizmi i qeverisjes së tij. Shqiptarët po ashtu panë rigjenerimin e një figure kontraversiale që për disa ishte personifikim i së keqes, apo për disa personifikim i antishqiptarizmës dhe antivlerës së luftës çlirimtare; ata panë se si një kryeministër kthehet në objekt batutash ordinere dhe se si shpresa e ndryshimit po venitet nga makthi i korrupsionit dhe varfëria ekstreme që mbahet larg kamerave. Në gjithë këto vite ne i dhamë sektorët më fitimprurëse të ekonomisë atyre që më së paku na duan të mirën; ua dhamë atyre që pasurinë e shqiptareve e transferojnë jashtë qarqeve financiare vendase duke sjellë kështu më pak fonde për zhvillim të brendshëm, më pak mundësi për gjenerim të vendeve të reja të punës. Dhe kjo është tradhti po aq sa ajo që bënte Esat Pashë Toptani gati 100 vjet më parë. Në vend që të mësojmë nga gabimet, ne i thellojmë ato.
Ngjarjet e 1997-s do mbeten në historinë dhe memorien e shqiptarëve, dhe jo vetëm, si viti i zi i historisë së tyre, si viti kur vëllavrasja mori një shtytje të re, si viti kur politika fitoi mbi ndershmërinë dhe atributet e shqiptarit, besën dhe bujarinë; do mbetet në memorie si viti kur e bardha u bë e zezë. Ndërsa mund të jete koincidencë trupat italiane ishin ato që ndërhynë për të vendosur rregullin atëherë, ashtu siç edhe kishin bërë më tepër se 80 vjet më parë. Në lojën e asaj që ndodhi në atë vit të mbrapshtë ishte edhe kontributi i Serbisë ashtu siç ishte edhe 80 vjet më parë. Në një kohë që bota kishte vendosur embargon ndaj Serbisë ne e ndihmuam këtë të fundit ashtu siç edhe Toptani e ndihmoi 80 vjet me parë për të luftuar zgjerimin Austro-Hungarez drejt vendeve ballanike edhe pse ne atë kohë Austro-Hungaria ishte proshqiptare në krahasim me qëndrimin e Beogradit, e po ashtu 80 vjet më pas kur Serbia po bënte masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës. Tradhtia dhe antishqiptarizmi ishin në pararojën e asaj që ndodhi. Edhe pse dekada të tëra kanë kaluar, vepra e zezë e Esat Pashës jeton ndër nesh. Ajo s’ka ngjyrë, s’ka përkatësi politike, s’ka përkatësi gjeografike, ajo është thjesht antishqiptare.
Jo shumë kohë ka kaluar nga ajo që u konsiderua tradhti kombëtare dhe që shumë analistë, njerëz të thjeshtë dhe atdhetarë e konsideruan si kulmin e shitjes së identitetit. Ishte pikërisht marrëveshja me Athinën për rishikim e vijës ndarëse ujore mes dy shteteve, një marrëveshje që sipas mendimit të ekspertëve nuk bën gjë tjetër veçse i jep Greqisë pjesë nga trupi ynë në këmbim të mbështetjes së Athinës për qeverinë dhe aplikimet e saj. Do ishte mirë që një gjë e tillë të konsiderohej një mirazh si ato të Saharasë, por realiteti është i dhimbshëm dhe i prekshëm. Ne vazhdojmë të shesim veten për sa kohë në shkëmbim të saj marrim mbështetjen për të qëndruar në pushtet.
Natyrisht se reagimi më i kuptueshëm do jetë fajësimi i dikujt tjetër për gabimet që bëjmë sot. Është puna e shkëlqyer që fqinjët tanë, me synime të hapura antishqiptare, bëjnë çdo ditë dhe për realizmin e tyre ne japim kontributin tonë dhe bashkëpunimin e shëndoshë e të suksesshëm. Kemi nga ata që ndërsa shtrëngojnë duart me fqinjët para kamerave na kanë ngulur thikën në kurriz, na kanë shitur dinjitetin dhe moralin për një fjalë të bukur që dëgjojnë në korridoret e Beogradit apo përqindjen në aksionet e bizneseve të energjetikës rajonale. Ajo që na kërcënon është jo vetëm prania e tradhtisë në radhët tona, por fakti se politika e Beogradit nëpërmes presidentit aktual Boris Tadic shpreh konsiderata dhe mirënjohje për “Esatizmin” dhe pranon që ajo është një kolonë e rëndësishme politikës së jashtme serbe, ashtu siç është edhe Nacertanja. Kanë kaluar vite dhe Esat Pashe Toptani, një krimb i historisë shqiptare vazhdon të jetojë i mishëruar në veprimet antishqiptare të atyre që na udhëheqin.
Të rinjtë shqiptarë mbase nuk do mund të bëjnë atë që pritet nga populli i thjeshtë dhe liridashës i trevave autoktone shqiptare, por zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri kanë sjellë një dritë shprese në jetën e 7 milion shqiptarëve. Është koha që Avni Rrustemi të marrë një tjetër dimension.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?