Pas bllokimit të videoklipit “I besova” të Greta Koçit, këngëtarja ka akuzuar Erkand Shabanin nga produksioni “Imagine” duke e quajtur “Hacker”.
Ishte producenti Chipsi që paralajmëroi se kënga do t’i bllokohet këngëtares për mos kryerje pagese të këngës si dhe shkeljen e të drejtave të autorit, transmeton Telegrafi.
Pasi kënga u bllokua këngëtarja zgjodhi që përmes rrjeteve sociale të reagoi dhe tregoi se ajo ka hedhur padi në gjyq ndaj Chipsit dhe Erkandit.
I kontaktuar nga Telegrafi, Erkand Shabani ka dërguar një sqarim për publikun duke quajtur shpifje dhe të pabaza akuzat e këngëtares.
I pari i “Imagine films” tha se ai është dëshmitar dhe ndërmjetësues për këtë projekt, i cili nuk u pagua nga Greta, ndërsa për akuzat dhe shpifjet ai ka vendosur të dërgojë qështjen në gjykatë.
Për më shumë lexoni të plotë reagimin e Erkand Shabanit:
“Të dashur shokë, bashkpuntorë dhe ju dashamirë të punës time. Më duhet patjeter të sqarohem për rastin, ‘’Greta Koci’’ ku emri im është lakuar në kontekst negativ duke u njëllosur kështu pa të drejtë dhe pa asnjë fakt, personaliteti im në rradhë të parë e pastaj puna ime.
Së pari, une nuk mirrem me punë të paligjshme, madje as nuk e di se si funksionon një HACKER. Unë tash e 13 vite mirrem me videoproduksion. Falë punes time gjithmone te ndershme , kam arritur që ta themeloj kompaninë IMAGINE FILMS, me të cilën kompani kemi arritur bashkarisht suksese të konsiderueshme. Së fundmi kam themeluar në parteritet me miq të mi, kompaninë ONIMA MEDIA, e cila merret ekskluzivisht me menaxhimin e kanaleve të artistëve në YouTube , duke I mbrojtur të drejtat absolute të cdo Autori/Krijuesi dhe Interpretuesit në përputhje me ligjin I cili vlenë për të gjithë ata që jane të përfshirë në këtë industri. Natyrisht ligjin une nuk e kam shpikur, unë thjeshtë e zbatoj atë.
Këngetarja Greta Koci, për të cilën deri vonë kam pasur goxha respect, më paska akuzuar se I kam fshirë padrejtsisht videon nga YouTube, duke më quajtur Hacker, dhe për këtë paska ngritur padi ndaj meje në Tiranë.
Une përmes këtij sqarimi po I pergjigjem edhe Greta Koci-t, duke I thënë se ka gabuar shumë me këtë nguti dhe me këtë njollosje që ma ka bërë sepse realisht, falë dëmtimit të imazhit më ka dëmtuar shumë, duke mi prishur raportet edhe me artistët tjerë që kemi pasur mardhënie pune ose me të tjerët qe do t’bashkpunonim në të ardhmen. E dashura Greta , më vjen shumë keq por duhet të përgatitesh për një padi akoma më të rëndë se kjo që më ke bërë ti mua. Për dallim prej teje, unë kam fakte edhe për detajin më të vogël. Mos harro, në këtë rast unë jam ndërmjetësues në mes të Artistit dhe Autorit.
Ke kërkuar këngë nga klienti im, Besim Buzuku ( Chipsi ). Këngën nuk e ke paguar në tërsi. Ke dhëne vetem një paradhënie modeste. Marrëveshjes nuk I ke qëndruar besnike. Përvec kësaj, klientit tim I ke thënë se ajo këngë është anluar dhe nuk do të lancohet fare. Nuk ka ndodhur kështu. Këngën e ke publikuar duke e hudhur poshtë mundin e Autorit/Kompozitorit ( klientit tim ) duke ja humbur kështu autorisinë dhe meritat që Besimi – Chipsi ka për këngën tënde. Greta , me përvojën qe ke ti në industrinë muzikore është dashur ta dije se je gabim dhe këto gabime penalizohen, përsëri po them, më vjen keq. Po ta përsëris, unë vetëm merrem me zbatimin e rregullave të YouTube dhe jo vetëm.
Unë dhe kompania që unë drejtoj, jemi TRAJNUAR dhe CERTIFIKUAR për këtë punë nga vet YouTube. Sidoqoftë, egzistojne të gjitha faktet, bisedat ( mesazhet , emailat ) për të demantuar ty dhe të jesh e sigurtë që shumë shpejtë do të vijë koha kur do të ballafaqohesh me to. Jam I detyruar të ndërmarr hapa të mëtutjeshëm vetëm e vetëm që të dal korrekt, ashtu siç kam qenë gjithmonë, te klientët tjerë që deri tash kemi pasur raporte të shkëlqyera.
Ju përshëndes, Erkand Shabani OnimaMedia, llc.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi
"Që ka dalë Gramosi, tash po bëjmë dasmë", Gjesti nis ditën duke kërcyer
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali