Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë për shtyp me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në Ankara, tha se Perëndimi nuk mundet t’i durojë përpjekjet e Turqisë veçanërisht në Ballkan.
“Perëndimi nuk mund ta durojë qëndrimin e Turqisë posaçërisht në Ballkan, nuk i duron hapat, iniciativat dhe përpjekjet e Turqisë. Pavarësisht nëse i duron apo jo, ne i realizojmë në mënyrë intensive ato që mundemi në Perëndim dhe Ballkan përmes TIKA-s. Veçanërisht, ne japim të gjitha përpjekjet tona për rigjallërimin dhe ndërtimin e monumenteve historike. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë këto edhe në të ardhmen”, tha Erdogan, raporton Anadolu Agency.
Erdogan tha se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Serbisë për herë të parë arriti në një miliard dollarë në vitin 2017, duke shtuar se qëllimi i tyre është që tregtia të arrijë vlerën pesë miliardë dollarë.
“Uroj që nga një miliard dollarë të arrijmë në dy miliardë, më pas në tre, ndërsa qëllimi është të ngritet në pesë miliardë dollarë. Në mesin e synimeve tona prioritare është rritja e investimeve reciproke”, tha presidenti turk.
Ai tha se Turqia do të vazhdojë të ndajë përvojat për zhvillimin e infrastrukturës së transportit të Serbisë.
“Këto projekte do të luajnë rol të rëndësishëm në stabilitetin, paqen, mirëqenien dhe integrimin e rajonit. Projekti i autostradës Beograd-Sarajevë, i cili parashihet të ndërtohet edhe me kontribute të vendit tonë do, do të mundësojë forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të rajonit dhe, para së gjithash, është projekt i miqësisë dhe paqes. Ne dëshirojmë që ky projekt të realizohet sa më parë”, deklaroi Erdogan.
Erdogan e cilësoi si të paharrueshëm mbështetjen e homologut të tij Vuçiç në luftën e Turqisë kundër FETO-s, duke shtuar se Serbia i ka ofruar mbështetje Turqisë edhe në luftën kundër organizatës terroriste PKK.
Presidenti i Turqisë njoftoi se me Serbinë janë nënshkruar disa dokumente të rëndësishme në fusha si transporti, teknologjia informative dhe e komunikimit, energjia dhe bashkëpunimi policor.
“Mbi 220 projektet e realizuara nga TIKA në Serbi paraqesin shtyllë të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh. Qendra Kulturore Yunus Emre ofron shërbime për miqtë tanë serbë që dëshirojnë ta mësojnë turqishten. Dhjetra studentëve nga Serbia u ofrojmë mundësi për të studiuar në universitete përmes bursave të Turqisë”, theksoi Erdogan.
“Populli i Sanxhakut në Serbi dhe shtetasit tanë me prejardhje nga Sanxhaku janë ura njerëzore më e fuqishme mes dy vendeve. Ne i vazhdojmë aktivitetet për ta forcuar këtë lidhje dhe për të kotnribuuar në zhvillimin ekonomik të rajonit”, u shpreh presidenti Erdogan.
Erdoğan theksoi se disa qarqe janë të shqetësuara nga aktivitetet e Turqisë në Ballkan, duke u përpjekur të manipulojnë me përpjekjet e Turqisë dhe t’i shfaqin ato ndryshe nga ajo që janë.
“Pema që jep frute gjuhet me gurë. Ne u rekomandojmë këtyre qarqeve që në vend se të merren me punë të kota, të fokusohen më tepër për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe të bëjnë përpjekje atje”, potencoi Erdogan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania