LAJMI I FUNDIT:

Erdogan reagon pas urdhër arrestit të lëshuar nga SHBA-të, për 12 truprojat e tij (Video, +18)

Erdogan reagon pas urdhër arrestit të lëshuar nga SHBA-të, për 12 truprojat e tij (Video, +18)

Megjithëse ka kaluar një muaj që prej vizitës së Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë, jehona e asaj vizite dhe përplasjes së truprojave të Presidentit turk me protestuesit kurdë vazhdon ende.

Gjatë një fjalimi në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan reagoi ashpër ndaj veprimeve të fundit të amerikanëve, të cilët kanë arrestuar dy turq dhe kishin lëshuar urdhërarreste për 12 prej truprojave të tij për shkak të përplasjes me protestuesit.

Duke folur për ngjarjet në SHBA, Erdogan tha: “Jam në Amerikë, anëtarët e organizatës terroriste PKK dhe FETO ishin mbledhur tok dhe po protestonin kundër meje nga 40-50 metër larg. Policia amerikane nuk bën asgjë, nuk i prek. Çdo të ndodhte nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Turqi, a mund ta mendoni?”


Erdogan tha se duke qenë se amerikanët nuk bënë asgjë, “kundër tyre ndërhynë bashkatdhetarët tanë, dy prej të cilëve i kanë arrestuar dje. Si mund të ndodhë diçka e tillë?”

“Po ashtu, kanë lëshuar urdhër arreste ndaj 12 prej truprojave të mi. Çfarë ligji është ky? Çfarë drejtësie është kjo? Në mos për të më mbrojtur mua, përse i kisha marrë me vete në Amerikë? Me Hansat dhe Georget e Amerikës ta mbroj veten unë?”

Media ndërkombëtare reagoi ashpër kundër truprojave të Erdoganit, të cilët u filmuan teksa dhunonin ashpër protestuesit kryesisht kurdë në kryeqytetin amerikan, transmeton tvklan

Përplasja ndodhi gjatë vizitës së presidentit turk në Uashington dhe takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, që në pamje të parë rezultoi frytdhënës, pasi të dy presidentët u zotuan t’i qëndrojnë bashkëpunimit ne luftën kundër terrorizmit.

https://www.youtube.com/watch?v=8V1trmIEaIo

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Kalo në kategori