LAJMI I FUNDIT:

Erdogan nuk do të lejohet të mbajë tubime në Gjermani

Erdogan nuk do të lejohet të mbajë tubime në Gjermani

Gjermania thotë se do të jetë e papërshtatshme, që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan t’u adresohet turqve në Gjermani gjatë samitit të G20-s javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se Turqia e ka bërë zyrtarisht këtë kërkesë, por kjo nuk është një ide e mirë.

“Kjo nuk është një ide e mirë dhe ne kemi justifikim kushtetues për ta refuzuar atë. Në kuadër të G20-s, ne nuk kemi forca të mjaftueshme policie për të garantuar sigurinë, në rast të një fjalimi të Erdoganit para turqve. Vendi ynë është një vend i hapur, por nuk kemi ndërmend të sjellim konfliktet e brendshme politike të vendeve të tjera, brenda nesh”, tha Gabriel.


Samiti i G20-s do të zhvillohet në Hamburg në datat 7-8 korrik. Turqia ishte zemëruar nga refuzimet e Gjermanisë për të lejuar politikanët pro Erdoganit, që të merrnin pjesë në tubime në Gjermani gjatë fushatës elektorale në mars.

Erdogani madje përdori tone të ashpra ndaj Gjermanisë, duke e akuzuar qeverinë për sjellje të tipit nazist. Ministrat turq donin të bindnin diasporën turke të votonte pro në referendumin kushtetues të prillit, në të cilin Erdogan mori fuqi shtesë, transmeton tch.

Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara. Të dyja ato janë partnere në NATO, por Gjermania ka vendosur të tërheqë avionët e saj nga baza ajrore turke e Inçirlikut. Gjermania po ashtu ka paralajmëruar Turqinë se, agjentët turq të sigurisë që u akuzuan për dhunë në Uashington muajin e kaluar, të mos shoqërojnë presidentin Erdogan në Hamburg.

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori