LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërkon sanksione diplomatike ndaj Holandës

Erdogan kërkon sanksione diplomatike ndaj Holandës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot se do të vendosë sanksione diplomatike ndaj Holandës, ndërsa njoftoi se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai bëri të ditur se Holanda ka bërë shkelje me ndalimin e ministrave turq, për të marrë pjesë në tubime me qytetarët turq, në kuadër të fushatës politike që zbaton Ankaranë jashtë kufijve të Turqisë.

Erdogan në fjalimin e tij nuk ka ndalur akuzat as ndaj Gjermanisë, duke e akuzuara atë për mbështetje të terrorizmit.


Një ditë më parë presidenti turk ka akuzuar rëndë Evropën për racizëm dhe për mbështetje të terroristëve, ndërsa Holandën e ka kërcënuar se nuk do të mbetet pa ndëshkime, veprimi i saj për ndaljen e ministrave turq.

“Nëse ju sakrifikoni marrëdhëniet turko-holandeze, do të paguani për këtë. Ne do të vlerësojmë hapat që do të hedhim para dhe pas zgjedhjeve të Holandës dhe do të dalim në konkluzionin se si do të veprojmë. Sepse kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje”, ka thënë Erdogan, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Azia
Kalo në kategori