LAJMI I FUNDIT:

Erdogan deklarata provokuese ndaj Greqisë: Shpëtuat sepse u hodhët në det

Erdogan deklarata provokuese ndaj Greqisë: Shpëtuat sepse u hodhët në det

Me thirrje veçanërisht provokative dhe që shkaktojnë përsëri tension, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i është përgjigjur deklaratave të fundit të homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos.

Fjalimi i tij, që ka pasur fyerje dhe kërcënime për Greqinë, është mbajtur në një konferencë të partisë së tij në provincën Sakarya, pikërisht aty ku në vitin 1921 forcat turke kanë ndërprerë marshimin e ushtrisë greke drejt Ankarasë.

“Ata që duan të rifreskojnë kujtesën e tyre, le të shkojnë t’i hedhin një sy historisë së tyre të kohëve të fundit. Ata që hedhin fjalë më të mëdha sesa përmasat e trupit të tyre, para se të lexojnë përralla, le të lexojnë një libër të vërtetë historie. Le të mësojnë shumë mirë sesi shpëtuan pa u bërë peshk i kriposur në Sakarya dhe si i braktisën këto vende duke u hedhur në det. E thashë dhe e them përsëri: Nuk kemi asnjë synim për territoret dhe sovranitetin e askujt”, tha Recep Tayyip Erdogan.


Një javë më parë, nga zona e Pierias pranë Selanikut, presidenti grek Pavlopoulos, duke çuar një mesazh drejt Ankarasë kishte theksuar se, Greqia ia ka bërë më se të qartë Turqisë bashkë me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n, se Traktati i Lozanës nuk lë asnjë boshllëk që mundëson ndryshimin e kufijve, e as nuk rishikohet apo riaktualizohet, dhe nuk krijon aspak zona të diskutueshme në detin Egje. /shqiptarja.com/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Amerika
Kalo në kategori