LAJMI I FUNDIT:

Erblin Avdiu, gjeniu 15 vjeçar i matematikës (Video)

Erblin Avdiu, gjeniu 15 vjeçar i matematikës (Video)

Ai është 15 vjeçar dhe kohën më të madhe e kalon në bibliotekën e shkollës. Është i pasionuar pas lëndës së matematikës, madje nuk ka kalkulim që nuk mund ta zgjidhë.

Erblin Avdiu nga qyteti i Ferizajt, ka thënë se çdo përllogaritje që e bën në jetë, e bën përmes numrave.

“Më pëlqen shumë  e gjithë matemartika pa ndarë në Algjebër, Gjeometri, Trigonometri etj. Nëse bëjmë një krahasim me lemitë tjera, mund të shohim se matematikën e karakterizon forma abstrakte e numrave… I gjithë universi funksionon nga ligjet matematikore”, shprehet Erblin Avdiu për RTV Dukagjinin.


Ai nuk është i shkathët vetëm në lëndën e matematikës.

Erblini ka edhe një intelegjencë të lartë. Në garën e intelegjencës EUREKA, e cila është mbajtur në mars të këtij viti, ai  ka zënë vendin e dytë në nivel shtetëror, ku iu nënshtruan më shumë se 2000 nxënës.

“Në Olimpiadën Matematikore të mbajtur në Prishtinë kam arritur vendin e parë. Pas saj kam marrë pjesë edhe në garën e intelegjencës “EUREKA”, ku nga 2,000 nxënës janë kualifikuar 255 finalistë. Në fund të garës kam zënë vendin e dytë”, tregon më tej Erblin Avdiu.

Mësuesi i tij i matematikës, Limon Beqiri, është krenar që ka një nxënës të tillë. Ai ka thënë se Erblini çdoherë është dalluar për dijen e tij.

“Është çudi që në klasën e gjashtë kur kam filluar mësimin me të, që në javën e parë e kam parë që e ka një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe i kam dhënë notën pesë. Nxënësit menjëherë janë befasuar në klasë. “Pse pesë kaq herët”? E shoh që ka një intelegjencë të jashtëzakonshme në krahasim me moshatarët e vet”, tha Limon Beqiri.

15 vjeçari, Erblin Avdiu, i zhytur mes numrave, dhe i buzëqeshur pas zgjidhjes së çdo problemi matematikor,  ka thënë se kur të rritet dëshiron të bëhet një matematicient i dalluar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori