LAJMI I FUNDIT:

ePayTech hap PRAKTIK në Pejë

ePayTech hap PRAKTIK në Pejë

Shtohen mundësitë e aftësimit profesional dhe të punësimit për të rinjtë e Pejës dhe të Rrafshit të Dukagjinit.

Brenda vitit, deri në 300 pjesëmarrës të qendrës PRAKTIK (Programi i Ri për Aftësimin e Kuadrove në Teknologji Informative në Kosovë) do të zhvillojnë aftësi konkrete dhe të dobishme në fushën e teknologjisë informative dhe rreth 150 pjesëmarrës do të punësohen përmes vetpunësimit apo praktikës.

PRAKTIK hapet nga ePayTech, kompani e specializuar në digjitalizimin, automatizimin, dhe modernizimin e proceseve të punës, në bashkëpunim me projektin EYE (Enhancing Youth Employment).


Pjesëmarrësit do të certifikohen si teknikë të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), zhvillues të softuerit, dhe në zhvillim të biznesit.

Trajnerë të dëshmuar do të ligjërojnë module innovative, unike, dhe interesante që ju përgjigjen kërkesave të tregut dhe fokusohen në zhvillimin e aftësive praktike. Modulet do të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive nga ato më fillestaret deri tek aplikimi i avancuar i teknologjisë për digjitalizimin e veprimtarisë në ndërmarrje. Praktika do të mund të kryhet në sektorin privat, publik, dhe jo-fitimprurës. /Telegrafi/