LAJMI I FUNDIT:

EPA 2010 mbahet në Prishtinë

EPA 2010 mbahet në Prishtinë

Shoqata e Protetikës së Evropës (EPA), mban Kongresi i 34-të me radhë, “EPA 2010”, i cili do të mbahet në Prishtinë prej 23-25 shtator 2010, i organizuar nga Shoqata e Protetikës së Republikës së Kosovës.

Kështu është vendosur nga EPA pas takimit të sivjetmë të kësaj organizate të mbajtur në Insbruk të Austrisë.

Nikoqir dhe njëherësh kryetar i EPA për vitin 2010 është emëruar Prof. Dr. Agim Islami.
Kjo ngjarje e një rëndësie të veçantë për Stomatologjinë kosovare, por edhe për Kosovën në përgjithësi, është ngjarja e parë e këtij niveli që do të organizohet në Republikën e Kosovës.

EPA 2010 organizohet nga Shoqata e Protetikës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori