Qeveria e Kosovës ka nominuar Enver Hasanin - kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si përfaqësues të vendit tonë në Komisionin e Venedikut. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Caroline Gothard, asistente e sekretarit të Komisionit të Venedikut.
Përveç Enver Hasanit, Qeveria e Kosovës e ka nominuar edhe gjykatësen tjetër të Kushtetueses Arta Rama – Hajrizi. Kjo e fundit është nominuar si asistente e Hasanit. Nominimi është bërë më 12 shtator të këtij viti.
Këtë nominim e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Sipas tij nominimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për këtë pozitë është normal, meqë siç tha ai edhe shtetet tjera janë të përfaqësuar nga kryetarët e kushtetueseve përkatëse, si Bullgaria dhe Kroacia.
“Kur e kam pyetur Komisionin e Venedikut se çfarë kriteresh duhet përmbushur për të nominuar dikë nga Kosova, ata më kanë thënë se duhet të ketë qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe akademik. Enver Hasani dhe Arta Rama i kanë përmbushur të dyja, madje edhe kuotën gjinore”, tha Hoxhaj.
Sipas Nenit 1 të statutit të Komisionit të Venedikut, të nominuarit e shteteve duhet të jenë “ekspert të pavarur që kanë arritur eminencë me përvojën e tyre në institucionet demokratike ose përmes kontributit të tyre në zhvillimin e ligjit dhe shkencës politike”, por askund nuk thuhet se domosdoshmërisht duhet të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Anëtarët e Komisionit duhet të shërbejnë në kapacitetin individual dhe nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë instruksioni”, thuhet më tutje në këtë nen.
I pyetur se pse është zgjedhur pikërisht Enver Hasani, edhe pas kritikave për afri me PDK-në, Hoxhaj tha se para një jave e kishte kuptuar që nëse nuk dorëzohet një emër gjatë këtyre shtatë ditëve, mund të humbej anëtarësimi.
Një nga nenet e marrëveshjes së koalicionit mes Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është dërgimi i Marrëveshjes me Serbinë në Komisionin e Venedikut, ku tash një votë do ta ketë edhe Enver Hasani.
Gjyljeta Mushkolaj, ish anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe profesoreshë në Fakultetin Juridik është “çuditur me guximin e qeverisë tonë që si qeveri që është në ikje të bëjë një nominim të tillë të rëndësishëm në Komisionin e Venedikut”.
“Duke marrë parasysh që komisioni i Venedikut ka rol këshillëdhënës para Këshillit të Evropës, i cili ka prodhuar raportin e Dick Martyt e pastaj të Williamsonit, nuk është në rregull që pa pas kuvend që e mbikëqyrë qeverinë, të dërgojë këtë nominim”, thotë Mushkolaj.
Sipas saj ne nuk e kemi komoditetin të bëjmë nominime të tilla jo-etike kur siç tha ajo asnjë shtet nuk është i turpëruar para Këshillit të Evropës si Kosova.
Ndërsa Vjosa Osmani nga LDK tha: “Ashtu siç kemi deklaruar edhe në të kaluarën, Qeveria e udhëhequr nga LDK-AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë do të rishqyrtojë çdo emërim të bërë nga qeveria në ikje, përfshirë edhe këtë të fundit rreth emërimit në Komisionin e Venedikut”.
Komisioni i Venedikut është trup këshillues i Këshillit të Evropës, i cili përbëhet nga ekspertë të pavarur në fushën e të drejtës kushtetuese. Anëtarët e Komisionit të Venedikut, mund të mbajnë në të njëjtën kohë edhe pozitat në shtetet e tyre.
Detyra kryesore e këtij Komisioni është të ofrojë këshilla ligjore për shtetet anëtare dhe në veçanti t’u asistojë shteteve të cilat dëshirojnë qe të jenë në vijë me standardet demokratike.
Më 11 qershor Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në Komisionin e Venedikut. Ky komision takohet çdo katër vjet në Venedik. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit