Pa dashur për të kaluar në kontestin politik, energjia elektrike, jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit, konsiderohet si problem gjeostrategjik. Tek ne edhe më tepër komplikohet kjo situatë kur kemi parasysh furnizimin nga importi me energji elektrike përmes rrjetit energjetik të Serbisë, deri më tani si burim i vetëm furnizimi është sistemi 400kV, sepse rrjeti me Shqipëri ende s’ka përfunduar. Sa për informim të mirëfilltë të publikut, kjo ka qenë edhe një ndër arsyet e fshehura të kthimit të reciprocitetit me Serbinë si rezultat i blerjes së energjisë nga importi dhe kalimin e saj përmes Serbisë, hiq më pak se 27 milion euro për këtë sezonë dimëror, ose rreth 400 milion euro nga viti 1999 deri më tani të shpenzuara për import të energjisë elektrike.
Tani po kalojë nëpër një trajtim konkret rreth shfrytëzimit të energjisë së ripërtritshme si potencial i madh për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendin tonë. Edhe pse fatkeqësisht nga disa zyrtarë dhe ekspertë të kësaj fushe, energjia e ripërtritshme është konsideruar si potencial energjetik nga burimet natyrore (dielli, era, biomasa, etj) si “nxjerrja e dhjamit prej pleshtit”, informatat e mëposhtme tregojnë të kundërtën e gjithashtu edhe mungesa e mirëfilltë e hulumtimeve për këtë fushë.
Nëse bëjmë një vështrim në nivel global, informatat nga bota flasin për investime të jashtëzakonshme në fushën e energjisë së ripërtritshme.
Investimet e vitit 2010 kanë qenë 181 miliardë euro me rreth 30% rritje nga viti 2009 bazuar në raportet për prodhim të energjisë në nivel botëror të nxjerra nga organizata botërore për energji të ripërtritshme. Nga këto mjete të investuara, instalimi i turbinave të erës marrin pjesë me mbi 70 miliardë euro, ndërsa instalimi i sistemeve me panele solare kanë qenë rreth 60 miliardë me mbi 53% rritje nga viti 2009, ku vetëm Gjermania merr pjesë me 45% të këtyre investimeve totale. Nga këto investime kapacitetet prodhuese janë rritë në 388 Gigawat me rritje me rreth 60 GW nga viti 2009, e që tejkalon prodhimin total nga energjia bërthamore në gjithë botën. Ndërsa deri në vitin 2020 në gjithë botën parashihen të investohen rreth 1.27 trilion euro në energji të ripërtritshme! Shembullin më të freskët e kemi rastin e investimit prej 3 miliardë euro në shtetin fqinj Serbi, me kapacitet rreth 1000 MGW energji elektrike nga panele solare, e që e kemi vetëm 150 km larg nga vendi jonë. Edhe vetëm 10% të ndonjë investimi të tillë të futej në Kosovë do të ndihmonte shumë në zvogëlimin e varësisë nga importi, ndonëse kemi edhe më shumë diell brenda vitit sesa Serbia.
Nga kjo përmbledhje mund të vërejmë shumë lehtë influencën që ka energjia e ripërtritshme në sektorin e energjisë në përgjithësi.
Këto investime jo vetëm që kanë bërë të shfrytëzohen burimet e papërdorura të energjisë nga natyra dhe mbrojtjen e saj por në anën tjetër ka krijuar me miliona vende të reja të punës me ndikim të fuqishëm në zhvillimin ekonomik botëror.
Tani po kalojmë në vendin tonë, se cilat hapa dhe se si do të duhej të vepronim me këtë sektor të rëndësishëm. Derisa deri më tani kemi shpenzuar mbi 400 milion euro për import të energjisë dhe mbi 1 miliardë në renovime në termocentralet A dhe B ndërsa në anën tjetër ballafaqohemi me reduktime të mëdha të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit tonë. Kjo tregon nevojën emergjente të gjetjen së solucioneve për tu furnizuar në çfarëdo forme nga burime tjera të energjisë së ripërtritshme dhe sisteme tjera bashkë-prodhuese. Edhe po të pajtoheshim plotësisht me projektin “Kosova e Re” zvarritjet dhe kontestimet e vazhdueshme del se finalizimi i këtij termocentrali të ri për prodhim mund të vonohet deri në vitin 2017, dhe prapë po mbesim në gjendje të njëjtë deri në këtë kohë, kështu që urgjentisht duhet të punohet në gjetjen e zgjidhjeve alternative.
Çka duhet të bëjmë konkretisht?
Përveç përcaktimit të tarifave nxitëse të rregulluara nga zyra e rregullatorit të energjisë për prodhim të energjisë nga era dhe uji, nevojitet që urgjentisht të finalizohen edhe tarifat nxitëse për investime të paneleve fotovoltaike e gjithashtu edhe burimeve tjera të energjisë alternative me gas natyror, biomasës dhe gjeotermalës pavarësisht nga kapacitet e burimeve.
Këto tarifa nxitëse janë dëshmuar faktorë të jashtëzakonshëm për investime të huaja siç i potencova më lartë.
1. Këtu është e nevojshme edhe krijimi i një fondi zhvillimor prej anës së qeverisë për promovimin e produkteve dhe shërbimeve që ndikojnë në zhvillimin dhe aplikim të projekteve në këtë segment. Ky fond do të duhej të përdorej edhe për stimulim për hulumtim të projekteve zhvillimore dhe nxitjen e inovacioneve në fushën e energjisë së ripërtritshme.
2. Heqja e taksave doganore për këto produkte (panele solare, turbina të vogla të erës, bioenergjisë dhe pajisje të tjera përcjellëse që ndihmojnë në rritjen e efiçiencës së energjisë) meqë këto produkte edhe ashtu deri më tani nuk kanë sjellë asnjë cent ose fare pak në buxhetin e Kosovës sepse nuk ka pasë import të këtyre produkteve për arsye se kushtojnë më shtrenjtë për atë edhe nevojiten subvencionime të tilla.
3. Stimulimi i kompanive në rast të impelemtimit të projekteve për furnizim me energji elektrike nga burime të ripërtritshme vetanake, sidomos kompanitë në fushën e bujqësisë.
4. Subvencionimin e ekonomive familjare në rastet kur instalojnë pajisje për prodhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtritshme (panele fotovoltaike, turbina të vogla të erës, impiantet me biomasë, etj).
5. Të punohet në përpilim të një dokumenti për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve jo vetëm për kursim dhe rritje të efiçiencës së energjisë por edhe mbi format dhe mundësitë e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtritshme. Gjithashtu duhet të punohet në drejtim të futjes së lëndës mësimore për energji të ripërtritshme dhe efiçiencë në shkolla të mesme teknike e veqmas në fakultetet teknike.
6. Të krijohet një mekanizëm financues (fond) për dhënie të granteve dhe financim në raste të implementimit të ndonjë projekti për prodhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtritshme ose rritje të efiçiencës në energji.
7. Të bëhen hulumtime cilësore mbi potencialet e burimeve të ripërtritshme, nëse ka të tilla hulumtime atëherë duhet të bëhen publike me qëllim të nxitjes së investimeve të huaja.
8. Anëtarësimi i Kosovës në organizmat botërorë që merren me fushën e energjisë së ripërtritshme, mbrojtjes së ambientit, rritjes së efiçiencës etj.
9. Implementimi i projektit për certifikimin e objekteve ndërtimore si efiqiente (ndërtim, ngrohje, ftohje dhe energji elektrike – auditimi i energjisë në ndërtesa) të cilat si masë stimuluese do të kishin lehtësira fiskale varësisht nga niveli i implementimit. Kjo praktikë veç ka arritë deri në Maqedoni e mos të flasim për shtete më të fuqishme.
10. Përgatitja e projekteve për reduktim të përdorimit të automjeteve në trafik që krijojnë ndotje të lartë duke eliminuar automjetet e vjetra dhe zëvendësimi i tyre përmes implementimit të projekteve në fushën e transportit publik.
Çdo herë kur është biseduar për këto masa stimuluese ose implementim të projekteve të kësaj natyre gjithmonë përgjigjja e qeverisë ka qenë “nuk kemi mjete”, ndërsa paradoksi tjetër është se gjithmonë mjete për import të energjisë gjinden dhe blihet shpesh energji edhe nga kompani me prejardhje të dyshimtë.
Përveç që ka pasur dhe ka mundësi gjithmonë të gjinden këto mjete financiare, informata e fundit dhënë nga komisioneri për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane z. Stefan Fule se Komisioni Evropian ka miratuar propozimin për vazhdimin e mbështetjes së tij financiare për paraanëtarësim nën Instrumentin e Asistencës për Para-Anëtarësimit (IPA), i cili do të ndihmojë formësimin e së ardhmes së Kosovës dhe të tërë rajonit me vazhdimësi, ku vetëm për vitin 2012 Kosovës i akordoi 63 milion euro, ndërsa prej vitit 2014 deri në vitin 2020 do të ndihmojë rajonin e Ballkanit me rreth 14.1 miliardë dhe nëse shtojmë edhe pjesën e mbetur me rreth 11.5 miliardë që kemi nga viti 2007 deri 2013 janë tregues të mjaftueshëm që ka mjaftë mjete në dispozicion për të implementuar çfarëdo projekti apo strategjie në funksion të përdorimit të burimeve të ripërtritshme për prodhim të energjisë elektrike e cila edhe ashtu mbështetet dhe inkurajohet fuqishëm nga Bashkimi Evropian si pjesë e projekteve për mbrojtje të ambientit përmes shkurtimit të lirimit të gazrave CO2 bazuar edhe në marrëveshjen e KIOTOS.
Pavarësisht nga ajo se nga BE-ja nuk e kemi me obligim përmbushjen e kuotave “20-20-20”, 20% në ulje të emitimit të gazrave CO2, 20% rritje të efiçiencës në përdorim të energjisë dhe 20% tjera në rritje të kapaciteteve të reja me energji të ripërtritshme deri në vitin 2020, por e kemi me rekomandim, ne duhet vetë të analizojmë raportin e përfitimeve, shëndetin e qytetarëve dhe benefiteve apo kostove të tjera që rrjedhin si rezultat i implementimit të këtyre projekteve përkatësisht kuotave në energji të pastër. Edhe ashtu sipas ZRRE-së në bazë të caqeve indikative për konsum të energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtritshme për vitin 2012 janë paraparë të prodhohen rreth 304.36 Gigawat/orë energji elektrike.
Mbetet gjithçka në dorën tonë dhe vullnetin politik, qoftë si institucione qeveritare dhe shoqëri civile që të mbështesim këto nisma drejt zhvillimit të këtyre projekteve që neve si vend me reduktime të energjisë në vitin 2011 na nevojiten si kurrë më parë energjia elektrike pa reduktime 24 orë për një zhvillim të biznesit të cilën e kanë shkatërruar me reduktime të energjisë për 12 vite, ku mesatarja e dëmtimit të një biznesi në muaj sipas Bankës Botërore nga reduktimet e energjisë elektrike është 2500 euro në muaj. Ndërsa fatkeqësisht shpenzimet në blerjen e gjeneratorëve me dizell nga viti 1999 sillen rreth 300 milion euro, me mbi 50 milionë euro shpenzime në derivate të naftës pa mundësi filtrimi nga ndotja që krijojnë ata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje