LAJMI I FUNDIT:

Eneda etiketohet si homofobe dhe vihet në dyshim suksesi i saj në Eurovision (Video)

Eneda etiketohet si homofobe dhe vihet në dyshim suksesi i saj në Eurovision (Video)

Eneda Tarifa fitoi edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri duke fituar edhe të drejtën ta përfaqësojë Shqipërinë në Stokholm në Eurovisionin e radhës në muajin maj.

Portali zyrtar i Festivalit Evropian shkruan se kënga e saj me titull “Përrallë” është një baladë e fuqishme me influenca etnike dhe alternative në kitarë.

Ndërkohë, ka mbërritur një kritikë e parë për këngëtaren, nga përfaqësuesi i Aleancës LGBT, Kristi Pinderi, transmeton Mapo.


Ai shkruan se këngëtarja fituese ka tendenca kundër anëtarëve të këtij komuniteti, teksa shpreh habinë dhe pakënaqësinë e tij që ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një kompeticion ndërkombëtar, ku fituesi i dy viteve më parë ishte një transeksual.

“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë. Kur fitoi Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: ‘Ky na qenka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?’ Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se ‘Brenda festivaleve si ky në fjalë lobohet në grupime të përkatësisë seksuale’”, citohet të ketë shkruar Pinderi.

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Kalo në kategori