Samiu shkon në Norvegji për të punuar dhe ëndërron që një ditë me vete do t’i marrë edhe gruan e fëmijët. Banon me katër persona të tjerë në një banesë të vogël. Punon në ndërtimtari.
Kur një ditë detyrohet ta ruajë djalin e shefit, vihet para një sfide. Edhe shefi është shqiptar, i cili i mban punëtorët ilegalë në Norvegji. Nga marrëdhënia që krijon me djalin e shefit, Samiu mëson për jetën në mërgim, shkruan sot "Koha Ditore".
Sfidat e një shqiptari në vend të huaj trajtohen në filmin e regjisorit shqiptar Izer Aliu, “The Good Life, Over There”.
Në 29 minuta bardhezi trajtohet kjo histori që për shqiptarët nuk është e panjohur. Por nuk është e panjohur tashmë as për publikun norvegjez.
Aliu, i cili jeton në Norvegji, është një regjisor i ri i cili me filmat e vet ka arritur që të vlerësohet në festivale të rëndësishme të filmit.
I fundit është çmimi që mori në kategorinë “Best Live Action” në “Palm Springs International ShortFest”.
Tek vitin e kaluar ka diplomuar nga shkollën norvegjeze të filmit “Liellhammer”.
Një tjetër film i tij i cili po ashtu pati sukses dhe u shpërblye me çmim është ai i metrazhit të shkurtër “To Guard a Mountain”. Me origjinë është nga Maqedonia, por do të shkonte në Skandinavi në moshën 3-vjeçare.
Aliu, i cili që në moshën 3-vjeçare do të emigronte nga Maqedonia në Skandinavi, thotë se me filmin nisi të merrej si pasion, por tani e konsideron veten me fat që ka këtë profesion.
Tash për të filmi është nevojë. Ideja për botën, të cilën do ta krijonte si fëmijë, duke lexuar libra e duke parë filma thotë se është krejt tjetër.
Prandaj me filmat e tij mëton që të trajtojë ngjarje nga jeta e përditshme e realitetin ta pasqyrojë ashtu siç është.
E në këtë realitet ndërthuret edhe perceptimi i të tjerëve për shqiptarët, mënyra e tyre e jetesës jashtë vendit, por edhe thyerja e stigmatizimeve që u bëhen në botën e jashtme.
Këtë e bën nga fakti se dikur edhe ai do të shikohej me një sy tjetër për faktin se është shqiptar. Por tani që ka arritur sukses, gjërat për të kanë ndryshuar. Në një intervistë për gazetën, Aliu ka shpalosur detaje të jetës dhe punës së tij si regjisor në Norvegji.
Takimi me bashkëpunëtoren e Bergmanit
Pavarësisht se ka kohë që e ka lënë vendlindjen, është mirë i informuar për atë që ndodh. E konsideron veten me fat që ka qenë dëshmitar i një periudhe të fundit të komunizmit në Ballkan, sepse në këtë formë do të mund të kuptonte më shumë për familjen dhe të tjerët. Demonstratat e protestat që bëheshin për çështjen e shqiptarëve, kanë qenë një dritare për të.
“Kam pasur fat ta shihja zhvillimin me pluset dhe minuset që kanë ndodhur me popullin tonë. Është e qartë se kjo do të ndikonte edhe në jetën këtu, sepse si i huaj, dihet që njerëzit do të të shohin ndryshe. Por gjithmonë them se nuk bën të jesh viktimë. Nuk bën ta shohësh veten si më të dobët se të tjerët. Kjo është jeta… /koha ditore/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë

Skënderbeu në historiografinë turke
Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë
Teatri epik i Brehtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja