Qendra Emergjente e QKUK-së, deri në mesnatë, ka pranuar rreth dhjetëra raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike. Mjekët shprehin frikën se numri i pacientëve mund të rritet, pasi presin pacient nga qendrat tjera.
13 vjeçari A. S., ka marrë një lëndim në kokë nga shpërthimi i një mjeti piroteknike. Ai porositi moshatarët që të mos i përdorin mjetet piroteknike.
“Unë jam kanë duke i shikuar fishekzjarrët, kur njëri ndër shokët e mi e ka ndezur atë, e ka ndezur keq dhe ka shpërthyer. Pastaj mbajtësja që ka qenë në raketë, më ka rënë në kokë. Unë i lajmëroj të gjithë moshatarët e mi që mos me përdor mjete piroteknike”, tha ai.
Specializantja e Emergjencës, dr. Krenare Makolli tha se kanë pranuar dhjetë raste në Emergjencë, të cilat kanë qenë lëndime nga mjetet piroteknike.
“Deri në këto momente sapo flasim diku 10 raste i kemi pranuar, siç po e shihni janë edhe duke ardhur vazhdimisht. Të gjitha janë nga mjetet piroteknike, me lëndime goxha të rënda. Deri në mëngjes sa te kemi një raport, flasim për statistika, pro kemi shumë. Gjithë, popullatës iu kisha thënë të kenë kujdes, e sidomos prindërve, sepse shumicën i kemi mosha të vogla”, tha Makolli, raporton Kosovapress.
Në anën tjetër, kirurgu Florent Kavaja, tha se dita ka qenë e qetë, mirëpo në mbrëmje ka filluar një fluks i madh i pacientëve, të cilët kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike. Ai tha se kanë pasur një rast të rëndë të operimit. Sipas tij, një person ka pasur një lëndim të barkut dhe zorrëve, nga këto mjete.
“Në përgjithësi sot gjatë ditës, dita ka qenë e qetë kurse në mbrëmje kanë filluar një grup i madh i pacientëve të na vijnë. Ndërkohë kemi edhe pacientja që po vijnë prej qyteteve tjera. Sa dola prej sallës, kemi pasur një lëndim të barkut (abdomenit). Sot e jemi futur në sallë në orën 23:40 minuta, ka pas një lëndim të zorrëve. Kemi përshtypjen në 30 minutshin e parë kemi një numër më të madh të pacientëve”, tha Kavaja.
Doktorët e këtij spitali apelojnë tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj përdorimit të mjeteve piroteknike.
Kurse Policia njofton se me rastin e festës së ndërrimit të moteve, kryeqyteti ishte kryesisht i qetë dhe pa incidente të rënda.
Në një deklaratë për media, togeri i Policisë së Kosovës Ibrahim Metolli, përveç urimit për vitin e ri, tha se deri në orën 00:00 gjithçka ka qenë në rregull, ndërsa pas mesnate janë raportuar pesë të lënduar nga mjetet piroteknike, të cilët ishin me lëndime të lehta trupore, si dhe janë raportuar pesë zjarre të cilat janë shkaktuar nga fishekzjarrët.
“Deri më tani ka qenë gjithçka në rregull, deri në ora 00:00, i kemi pesë të lënduar prej fishekzjarrëve, por me lëndime të lehta kanë marrë dhe i kemi pesë zjarre që kanë ra prej fishekzjarrëve, të gjitha këto kanë qenë me mjete piroteknike, jo me mjete të tjera”, tha Metolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës