Robert Elsie (1950-2017)
Shqiptarët nuk kanë një kulturë të zhvilluar varrezash. Zor të gjesh varreza të vjetra dhe të bukura siç janë në vende të tjera të Evropës. Madje, shumë të rralla janë varret origjinale të mbetura në Shqipëri nga koha para Luftës së Dytë Botërore. Arsyet kryesore për këtë mungesë janë niveli i lartë i shkatërrimit dhe vetëshkatërrimit që ka kapluar trevat shqiptare në shekuj, si dhe kalimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame gjatë kohës osmane.
Megjithëse kalimi fetar ka qenë më shumë formal se sa nga ndjenja e zjarrtë, dhe besimi fetar – qoftë mysliman, qoftë i krishterë – kurrë nuk ka qenë i fortë në Shqipëri, shqiptarët myslimanë përgjithësisht i kanë respektuar zakonet islame të varrimit. Kjo do të thotë se të vdekurit varrosen shpejt, mundësisht brenda 24 orësh, dhe se varri shënohet vetëm me një tog dheu ose me një gur të pagdhendur dhe anonim, sepse tradita islamike përgjithësisht i ka shkurajuar gurët e mëdhenj të varreve.
Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë kanë varre më të përpunuara, tradicionalisht me kryqe dhe simbole të tjera të krishtere. Në varrezat katolike të malësisë së Veriut gjenden edhe sot gurë varri dhe kryqe druri të zbukuruara me simbolet e artit popullor shqiptar – dielli, hëna, yje, zogj dhe gjarpërinj. Tek-tuk mbi kryqe mund të shihen edhe zogj të gdhendur në dru.
Megjithatë, varre të tilla tradicionale, që hasen ende në Shalë, Kelmend, Hot, Grudë dhe Triepsh, tani janë mjaft të rralla. Një përjashtim i habitshëm janë varrezat katolike të Vuksanlekajt (serbisht: Vuksanlekići) në Malin e Zi. Fshati Vuksanlekaj ndodhet në rrugën kryesore mes Podgoricës dhe Shkodrës, në tokën e fisit shqiptar të Hotit. Pas pushtimit ushtarak malazez, Hoti mbeti i ndarë (që nga viti 1913) mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe Vuksanlekaj mbeti në anën e Malit të Zi.
Varrezat e Vuksanlekajt janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqiptar në trevat e Veriut. Nuk dihet me saktësi se sa të vjetër janë gurët e varreve këtu, por hamendësohet se datojnë nga fillimi i shekullit të njëzetë, apo nga gjysma e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Motivet e artit popullor në gurët e varreve, kuptohet, janë shumë më të vjetra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Historia e fisit Shala

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Pse Enea mburret se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Dardanit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës