LAJMI I FUNDIT:

Elba nuk mund të jetë Bondi i ri

Elba nuk mund të jetë Bondi i ri

Ish-aktori i James Bondit, Sir Roger Moore ka thënë se britaniku Idris Elba nuk mund të bëhet ylli i ardhshëm i filmit për agjentin 007.

Në një intervistë për revistën “Paris Match”, ai është pyetur nëse aktori me ngjyrë Idris Elba do të mund të bëhej agjenti i ardhshëm 007.

“Katër vjet më parë, unë thash se aktori me ngjyrë Cuba Gooding Jnr do të bënte një Bond të përkryer, por ishte shaka”, ka thënë Sir Roger, 87-vjeçar, i cili luajti në shtatë filma të James Bondit.

“Edhe pse James është luajtur nga një skocez, uellsian, apo irlandez, unë mendoj se aktori i radhës duhet të jetë ‘anglez i pastër’. Asgjë më shumë”./Telegrafi/