Zyrtarët evropianë thonë se sulmet e së martës në Bruksel kanë nxjerrë në pah nevojën për një shkëmbim më të shpejtë të informacionit midis qeverive dhe shërbimeve të inteligjencës.
Në Kaliforni, dy ekspertë të terrorizmit thonë ndërkaq se në këto përpjekje duhet të përfshihen edhe kompanitë e teknologjisë që mbështesin platformat e mediave sociale. Këta analistë, të cilët monitorojnë grupet e urrejtjes, thonë se kërcënimi i ekstremistëve të dhunshëm është bërë global.
Sulmet e Brukselit që lanë më shumë se 30 të vdekur dhe qindra të plagosur, tregojnë edhe një herë se sa të prekshme janë bërë vendet evropiane, të cilat janë shumë pranë gjeografikisht enklavave që kontrollohen nga ekstremistët në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
“Ekzistojnë territore që kontrollohen nga ISIS, ose Al-Kaidës, ku njerëzit mund të studiojnë në universitet “lëndën e terrorit” pa asnjë pengesë”, thotë Brian Levin i Qendrës për studimin e urrejtjes, raporton Zëri i Amerikës.
Por, ai shqetësohet edhe për Shtetet e Bashkuara. Këtu ka më pak ish-luftëtarë xhihadistë, por ekziston kërcënimi i mediave sociale që terroristët përdorin për marketimin dhe rekrutimet e tyre, thotë një analist tjetër, Abraham Cooper, i Qendrës Simon Wiesenthal:
“Grupe si Shteti Islamik interesohen shumë për të mësuar se cilat janë aplikacionet më të reja, mënyrat më të reja që përdorin të rinjtë për të komunikuar me njëri-tjetrin, si mund të bëhet që autoritetet të mos kuptojnë gjë në momentet më kritike?”
Në faqet e njohura të medias sociale, kërcënimet e ekstremistëve të dhunshëm përzihen me komentet plot urrejtje të disa fanatikëve, të cilët nxisin akte dhune nga njerëz të veçuar si organizatorët e shpërthimeve në maratonën e Bostonit tre vjet më parë.
Analistët thonë se ndërsa qeveritë punojnë për të përmirësuar koordinimin, kompanitë e teknologjisë mund të ndihmojë.
“Mendoj se në fund të fundit do të jenë krerët e kompanive si Apple, Samsung, Facebook, Google, YouTube dhe Twitter, që do të ndihmojnë për të dalë me strategji teknologjike që do të mbrojnë privatësinë e njerëzve të mirë dhe do të lehtësojnë përdorimin e shpejtë të të dhënave nga autoritetet. Ky mund të jetë dallimi mes jetës dhe vdekjes në betejën kundër terroristëve,” thotë Abraham Cooper.
Firma Apple dhe qeveria amerikane janë aktualisht në një mosmarrëveshje rreth privatësisë. Përplasja ka të bëjë me iPhonein e një të dyshuari në vrasjet masive të San Bernardinos në muajin dhjetor. Ndërkohë, ngjarje të tilla si shpërthimet në Bruksel ka shumë mundësi që të mos e lënë këtë çështje të ftohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës