LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë mbi shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore

Ekspozitë mbi shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore

Në Galerinë e Arteve të Kosovës prej disa ditësh është hapur ekspozita me fotografi, e titulluar “Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, që përmbledh fotografi të autorit amerikan Norman Gershman.

Në ekspozitë përfshihen fotografi të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët i kanë strehuar, mbrojtur dhe ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me gjithë rreziqet që u nënshtroheshin. Ekspozita është mbështetur nga ambasada amerikane në Prishtinë. Zëvendës ambasadori Michael Murphy e vlerësoi lartë punën katërvjeçare të autorit Gershman i cili mblodhi fotografi që flasin për dhembshurinë, guximin, heroizmin, vendosmërinë, si dhe për mirësinë dhe dashurinë për njerëzimin. Ai tha se fotografi Gershman ka shkuar derë më derë për të bërë këto fotografi dhe rrëfimet prekëse të tyre.

“Ai është takuar me anëtarët e familjeve, që janë dëshmitarë të këtyre veprave të Besës. Ata që e mbajnë mend nderimin e traditës suaj të bukur të mbrojtjes dhe përkujdesjes ndaj mysafirëve, sikur të ishin fëmijë të asaj familjeje”, thotë Murphy

Në shkurt të vitit 2008 Izraeli e dekoroi me titullin “fisnik mes kombeve”, familjen Rezniqi nga Kosova, një dekoratë që u jepet atyre që kanë ndihmuar dhe strehuar hebrenjtë. Pinjolli i kësaj familjeje Lekë Rezniqi sekretar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, thotë në një bisedë për Zërin e Amerikës se ekspozita mbi besën e atyre që shpëtuan pjesëtarët e një populli në kohëra të vështira dëshmon një vepër madhore njerëzore të treguar nga kombi shqiptar.


Natyrisht, ndihem shumë i nderuar për veprën e familjes time, edhe një gjë më e madhe ndihem shumë i nderuar që jam pjesëtar i këtij kombi që ka bërë një vepër të jashtëzakonshme e që është kombi i vetëm në botë që në formë të organizuar e ka bërë shpëtimin dhe strehimin e Hebrenjve gjatë Holokaustit”, thotë ai.

Rezniqi kujton rrëfimet e të parëve për kohën e luftës së dytë botërore.

“Shtëpia jonë në Deçan ka qenë si shtëpi e sigurt e quajtur nga Hebrenjtë, aty kanë ardhur Hebrenjtë nga shumë vise të tjera të Ballkanit duke përfshirë Maqedoninë, Bullgarinë, Greqinë madje edhe Serbinë. Ka edhe Hebrenj që kanë qenë të dedikuar për të shkuar në "Auschwitz" por disi ja kanë dal që të dalin nga ata trena famëkeq dhe kanë arritur në Deçan sepse kanë dëgjuar se është një shtëpi e sigurt. Nga Deçani pastaj është siguruar transporti i tyre për në Shqipëri”, tha Rezniqi.

Ndërkaq, Fahredin Spahija, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës, thotë se ekspozita ka dy dimensione, atë dokumentare dhe atë artistike.

“Ne kemi përpara fotografi të realizuara në nivelin shumë profesional nga fotografi i njohur Norman Gershman, fotografi me nivel të lartë artistik. Për vete jam rregulluar me shumicën e portreteve që i kam pa në këtë ekspozitë dhe natyrisht si nikoqir i kësaj ekspozite ndihem shumë i lumtur që kemi pasur rastin që publikut tonë t’ia paraqesim një ekspozitë të nivelit të lartë”, thotë Spahija.

Besa, një nga karakteristikat etnopsikologjike të shqiptarëve, është zgjedhur për tu vënë në titullin e kësaj ekspozite që është pjesë e punës për të shpalosur të vërtetën për veprimet e shqiptarëve kundruall hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, një periudhë kjo që kishte mbetur për një kohë të prapa perdeve komuniste të Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë. /VoA/

Në trend Kultura

Më shumë
Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)

Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)

Fotografia
JO FORT E LEHTË ...

JO FORT E LEHTË ...

Poezi
RECETË

RECETË

Poezi
Të lexuarit

Të lexuarit

Analiza
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
ODISEJA

ODISEJA

Poezi
Kalo në kategori