Dy ekspertë të lartë të Shteteve të Bashkuara për coronavirusin siguruan amerikanët të dielën se vaksinat kundër pandemisë së shpejti do të bëhen të disponueshme, por paralajmëruan që mosmarrja e masave paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe, mund të jetë me pasoja katastrofike.
“Mendoj se do të kemi vaksina të mjaftueshme deri në fund të vitit për të imunizuar 20 milionë amerikanë. Por populli amerikan duhet të bëjë atë që duhet derisa ajo vaksinë të jetë e shpërndarë gjerësisht”, tha për CNN, admirali Brett Giroir, kreu i testimeve për virusin në Shtëpinë e Bardhë.
Admirali Giroir i cilësoi dy vaksina të mundshme, të cilat tani janë nën shqyrtimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat, si “shpëtimtare për jetën”, duke shtuar se “kjo i jep fund pandemisë”.
Por deri atëherë, tha ai “populli amerikan duhet të bëjë veprimet e duhura derisa sa ajo vaksinë të mund të shpërndahet gjerësisht, të mbajmë maskë, të shmangim hapësirat e mbushura me njerëz, të gjitha gjërat që i dini”.
Admirali Giroir tha se ai beson se do të ketë një “tranzicion të qetë, profesional” në trajtimin e shpërndarjes së vaksinave nga administrata e Presidentit në largim Donald Trump tek ajo e Presidentit të zgjedhur Joe Biden kur ai të inaugurohet më 20 Janar.
Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive të vendit, duke folur për emisionin “This Week” në ABC, tha se “ndihma po vjen” dhe se sasia fillestare e vaksinave mund të jetë e disponueshme nga mesi i dhjetorit.
Dr. Fauci tha se ekspertët e shëndetit “e kuptojnë lodhjen” e amerikanëve me masat për parandalimin e ekspozimit ndaj virusit. Por ai tha se mbajtja e maskave të fytyrës dhe respektimi i distancimit fizik “kanë efekt”.
Miliona amerikanë kufizuan grumbullimet e tyre tradicionale familjare për festën vjetore të Falënderimeve të enjten e kaluar, megjithatë miliona të tjerë injoruan paralajmërimet e ekspertëve të kujdesit shëndetësor kundër udhëtimeve për të vizituar të afërmit.
“Shqetësohem se e njëjta gjë” do të ndodhë me udhëtimin e njerëzve – me rrezikun e përhapjes së virusit – për vizitat e Krishtlindjeve me familjet e tyre, tha Dr. Fauci.
Ai tha se grumbullimi i njerëzve paraqet “një rrezik të konsiderueshëm”.
Dr. Fauci u bëri thirrje zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë “të mbyllin baret, të mbajnë shkollat e hapura”, për të mbajtur “nivelin e ulët të përhapjes në komunitet”.
“Le të përpiqemi t’i rikthejmë fëmijët dhe le të përpiqemi t’i largohemi aktiviteteve që ruajnë ose shtojnë atë nivel përhapjeje të virusit në komunitet së cilit po përpiqemi t’i shmangemi”, tha zoti Fauci.
Vlerësimet erdhën ndërsa Shtetet e Bashkuara kaluan numrin prej 13 milionë rasteve të konfirmuara të premten, vetëm gjashtë ditë pasi arriti në 12 milionë raste.
Virusi shumë i transmetueshëm që shkakton sëmundjen COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 266,000 amerikanëve, më shumë se në çdo vend tjetër, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Më shumë se 91,000 individë të infektuar janë aktualisht të shtruar në Shtetet e Bashkuara një rekord i të gjitha kohërave, me më shumë se 18,000 në njësitë e kujdesit intensiv. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit – a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij britanik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?