LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Sigal Prishtina nënshkruan me Kendrick Jones

Ekskluzive: Sigal Prishtina nënshkruan me Kendrick Jones

Me të vërtetë Sigal Prishtina nuk ka të ndalur. Telegrafi ka mësuar se ata kanë nënshkruar kontratë njëvjeçare me ish-basketbollistin e RTV 21-shit, Kendrick Jones, i cili është njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Kosovë.

Ditën e enjte, drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, njoftoi se është duke biseduar me Jonesin për ta kthyer në Kosovë, mirëpo ai po e fshihte të vërtetën, pasi me amerikanin kishin nënshkruar qysh të dielën e kaluar.

Redaksia jonë ka kontaktuar Jonesin në Amerikë, i cili e ka konfirmuar vetë lajmin. “Aktualisht jam në aeroport dhe po bëhem gati për t’u nisur në Kosovë. Unë kam nënshkruar me Sigalin të dielën”, ka thënë Jones për Telegrafin.

Ai më tej tha se ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me bardhekaltërit dhe se ndihet i entuziazmuar për rikthimin e tij në Kosovë.


Jones ishte lider i RTV 21-shit, skuadër kjo e cila me kontributin e madh të amerikanit, siguroi vendin e katërt në tabelë për t’u kualifikuar në playoff. Ai gjithashtu e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë për muajin prill në BKT Superligën e Kosovës dhe gjithashtu shkëlqeu në cdo ndeshje që zhvilloi në palestrat kosovare.

Në njërën anë me Kendrick Jones dhe në anën tjetër me Dardan Berishën, Sigal Prishtinës, më mirë të mos i dalë ndonjë skuadër përpara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori