Desha të theksoj që është e rrallë të takosh dy ekonomist që do të mund të kenë të njëjtin mendim mbi një çështje ekonomike. Po e përmendi këtë vetëm për faktin që kohëve të fundit kam lexuar nga analistë të ekonomisë të thonë që kriza globale ekonomike mund të ketë ndikime të shumta në ekonominë kosovare, dhe si rezultat duhet të ketë masa mbrojtëse.
Pajtohem. Masa mbrojtëse ekonomike duhet të ketë pothuajse gjithherë. Mirëpo, unë do të jap një mendim pak më ndryshe sa i përket ekonomisë kosovare në këtë kohë kur kriza globale ka intensitete të ndryshme që nga viti 2008.
Kosova në fakt është në krizë ekonomike më se dy dekada tashmë. Për të forcuar këtë pohim po e përmend një definim të krizës nga një profesor italian që thoshte: “Recesion ekonomik është kur fqinji yt e humb punën, depresion ekonomik është kur gruaja juaj e humbë punën, krizë ekonomike kur edhe ju e humbni punën”. Mbi këtë fakt, pra, edhe po them që Kosova është në krizë ekonomike, të paktën që nga viti 1989. Papunësia është faktori kryesor që shkakton krizë, e në Kosovë papunësinë ende e kemi shumë të lartë. Një brengë jo e lehtë për tu zgjidhur.
Si mund të ndikoj kriza globale në Kosovë?
Një pyetje që në fakt e ka një përgjigje të shkurtë. Jo edhe aq shumë, sa analistët mendojnë. Kriza globale deri më tani ka prekur fondin pensional dhe fondin e privatizimit, sepse mjetet e këtyre fondeve janë investuar në letra vlere në tregun financiar ndërkombëtar, kryesisht në aksione. Ky efekt ka mundur komplet të evitohet, sikur të ishin marrë “masa mbrojtëse”, siç sugjerojnë analistët e ekonomisë. Dhe efekti tjetër që përmendet është rënia e remitancave nga diaspora. Në këtë pikë nuk pajtohem, pra që rënia e remitancave është vetëm rezultat i krizës globale.
Remitancat kanë dhe do të kenë tendencë rënie për disa arsye. Do t’i përmendi disa prej tyre:
a) Shumë kosovarë që tashmë punojnë në vende të ndryshme të botës, që nga viti 1989 janë inkuadruar në jetën e atij vendi, kanë bërë familjet e tyre dhe si rezultat kanë më shumë shpenzime dhe natyrisht më pak dërgesa të mjeteve financiare drejt Kosovës.
b) Disa nga kosovarët kanë marrë me vete anëtarët tjerë të familjes në vendin ku jetojnë dhe thjesht nuk kanë kujt t’i dërgojnë të holla në Kosovë. Edhe pse shqiptarët kanë zemër të madhe, fqinjëve nuk u dërgojnë para.
c) Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe disa nga kosovarët janë “perëndimizuar” aq shumë saqë thjesht i thotë vëllait e babës që ju punoni se unë i kam punët e mia këndej. E, si rezultat, nuk ka më dërgesa drejt Kosovës. Pra, me pak fjalë ekonomia Kosovare nuk duhet të bazohet në remitanca, sepse thjesht remitancat do të kenë rënie të vazhdueshme.
Nejse, e përmenda që në fillim se ekonomia kosovare është “sui generis”, ashtu siç ishte qujtuar Kosova edhe nga aspekti politik me vite të tëra. Edhe ekonomia është diçka e tillë, e veçantë. Mund të them që në dekadat e fundit ekonomia kosovare është një ekonomi merkantiliste (tregtare). Mbretërojnë në tregun kosovarë ndërmarrje tregtare – blej e shit . Ekonomia prodhuese është thjesht shumë e vogël, saqë nuk mbulon aspak ndikimin e importit.
Po e përmend këtë për të shpjeguar efektin e ekonomisë merkantiliste në aspektin makroekonomik, çka ndodhë në realitet. Me pak fjalë, blej nga jashtë dhe shit brenda, shkakton rrjedhjen e mjeteve financiare jashtë vendit, e si rezultat do të kemi ndërmarrjet kosovare me stoqe dhe të mira materiale, por pa likuiditet financiar, diçka që tani është duke ndodhur në Kosovë. Pra, ekonomia merkantiliste shkakton krizë ekonomike strukturale e jo vetëm ciklike.
Mos likuiditetit financiar, apo me fjalë ndryshe mungesës së qarkullimit të parave në tregun kosovar i kontribuojnë edhe projektet kapitale (absolutisht të domosdoshme), autostradat dhe infrastruktura rrugore. Këto projekte të mëdha shkaktojnë koncentrim të mjeteve financiare tek pak kompani dhe si rezultat e tkurrin kërkesën në treg.
Mungesa e mjeteve financiare është gjithashtu edhe si rezultat i asaj që Kosova nuk mund të bëjë politikë monetare. Të vetmit që mund të prodhojnë euro janë falsifikatorët e tyre. Mirëpo, ata që mund të falsifikojnë “2 euro” nuk mund të rrisin edhe aq kërkesën në treg.
Pra, kemi një varg problemesh që i prijnë një krize ekonomike, e që në rastin e ekonomisë Kosovës lirisht mund të themi që atë e bëjnë të veçantë.
E përmenda që kriza ekonomike në Kosovë është strukturale dhe jo ciklike. Pra, nuk duhet të fokusohemi vetëm të kemi masa mbrojtëse nga kriza globale, por të kemi strategji për të dalë nga një krizë strukturale.
Për të konkluduar, do të thosha që pavarësisht problemeve të shumta që shoqëria kosovare ka, ka edhe progres, pra ka edhe zhvillim, sepse zhvillimi është një proces i vazhdueshëm dhe i pakthyeshëm. Kërkohet nga lidershipi kosovarë që krahas problemeve politike të kenë në fokus edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Të ketë një strategji të përbashkët ekonomike me Shqipërinë, të ftohet “truri” e të mos lejohet “rrjedhja e trurit” jashtë vendit. Sepse, zhvillimi është produkt i mendjes. Pastaj, të ketë pozicionim të kuadrove të duhur në vende të duhura. Një ekonomist në rolin e një kirurgu, rezultati është një pacient i vdekur. Ndërsa, një kirurg në vendin e ekonomistit, rezultati është një ekonomi e sëmurë.
Qeveria e Kosovës, pavarësisht që do të ketë qasje në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe në Bankën Botërore, nuk do të mund të zgjidh mungesën e mjeteve financiare në tregun kosovar në aspektin afatgjatë, sepse thjesht nuk mbahet një ekonomi me borxhe (ekonomia e menaxhuar përmes borxheve, na sjell shembullin e Greqisë).
Qasja afatshkurtër do të duhej të ishte që fondi i privatizimit të investohet brenda Kosovës përmes projekteve konkrete që stimulojnë ndërmarrjet prodhuese kosovare, por edhe ato me kapital të huaj. Të bëhet presion në sistemin bankar, që të ofrojnë kredi favorizuese për ndërmarrjet prodhuese. Gjithashtu, sistemit bankar do të duhej t’i caktoheshin rregulla që depozitat e qytetarëve kosovarë të mos investohen jashtë Kosovës në tregun e letrave me vlerë, por të investohen brenda Kosovës.
Me këto masa afatshkurtra mund të fillohet një ndryshim që sjell parakushte për të balancuar ekonominë merkantiliste me ekonominë prodhuese, e si rezultat të arrihet dalja nga kriza ekonomike strukturale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës