Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka konstatuar një përparim të vogël në ekonominë e Maqedonisë në krahasim me ngecjet e mëdha në të kaluarën, por kjo vlerësohet e pamjaftueshme për konsolidimin dhe zhvillimin e saj. Vlerësime janë dhënë për ekonominë e tregut dhe gatishmërinë e institucioneve që të përballet me konkurrencën e tregut evropian.
Me gjithë krizën e rëndë politike, Maqedonia, siç thuhet në raport, ka arritur një përparim në menaxhimin dhe transparencën e financave publike. Mirëpo, mbeten dobësitë kryesore të ekonomisë, si realizimi i dobët i kontratave dhe shkalla e lartë e ekonomisë joformale.
Politika fiskale është e orientuar drejt masave afatshkurtra dhe mungon një plan konsolidimi i qëndrueshëm. Ekonomia, gjithashtu, ende vuan nga infrastruktura joadekuate, mungesa e kuadrove, pengesat në tërheqjen e investime, e çështje tjera.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, thotë se vërejtjet janë reale dhe se Qeveria, sipas tij, vëmendje të posaçme do t’u kushtojë të gjitha vërejtjeve, para së gjithash ekonomisë joformale.
“Do të kemi parasysh prodhimet bujqësore, mënyrën e blerjes dhe shitjes së tyre, mënyrën e shpërndarjes dhe paketimit. E gjithë kjo është jashtë sistemit financiar të vendit gjë që jep një pasqyrë aspak të mirë për tregun evropian. Ne, duhet ta përmirësojmë gjendjen nëse dëshirojmë të jemi konkurrues”, thotë Angjushev.
Nga Qeveria besojnë se raporti pozitiv në politikë dhe zhbllokimi eventual i procesit integrues do ta përmirësojnë edhe ekonominë vendore.
Por, ekspertët, nga ana tjetër, thonë se vlerësimet pozitive janë sipërfaqësore, pasi në esencë Qeveria ka ende shumë punë për ngritjen e ekonomisë që është në gjendje shumë të rëndë.
“Pozitivisht janë vlerësuar edhe përpjekjet për konsolidimin fiskal, por drejtimi afatgjatë i kësaj mase mbetet i paqartë. Kjo korrespondon edhe me pasigurinë që ka shfaqur Qeveria lidhur me reformat tatimore, para së gjithash, ato që kanë të bëjnë me tatimin progresiv”, thotë Ivan Vëçkov, njohës i politikave tatimore.
Edhe Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë se Qeveria duhet të bëjë shumë më tepër për të arritur zhvillimin ekonomik, edhe pse, sipas tij, Raporti i Progresit ka shfaqur optimizëm për dallim nga e kaluara. Halili thotë se pritjet e qytetarëve nga Qeveria e re, ishin shumë më të mëdha se sa që ajo ka bërë deri më tani.
“Gjithsesi se ky Raport Progresi sikur kthen në një formë një dozë optimizmi te qytetarët, te biznesi rreth reformave të paralajmëruara dhe të ndërmarra pjesërisht, por gjithsesi se për sektorin e biznesit nuk është i mjaftueshëm vetëm Raporti i Progresit, por edhe politikat konkrete ekonomike, të cilat duhet t’i ndërmarrë Qeveria e që duhet të ndiheshin nga ana e biznesit. Kjo gjë tani për tani nuk është duke ndodhur dhe biznesi nuk është duke ndjekur dorën e bashkëpunimit pozitiv, respektivisht lehtësirat e ndryshme, të cilat premtoheshin se do të vihen në dispozicion”,thotë Halili.
Nga Qeveria thotë se janë reale parashikimet për një rritje ekonomike këtë vit prej 3.2 për qind, por nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që fillimisht kishin dalë me një projektim të tillë, tani së fundi ka dalë me shifër të re që nuk parashikon rritje më të madhe se 2.8 për qind.
Ekspertët thonë se Maqedonia duhet të angazhohet që rritja në vitet e ardhme të shkojë deri në 5 për qind në të kundërtën, ata thonë se me rritjen e deritanishme, Maqedonia edhe gjysme shekulli nuk do të mund të arrijë standardit të tanishëm të Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë