LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Azisë do të ngadalësohet

Ekonomia e Azisë do të ngadalësohet

Në një raport për ekonominë globale, Banka Botërore (BB) thotë se rritja ekonomike në pjesën më të madhe të rajonit të Azisë do të ngadalësohet në këtë vit, i ndikuar nga dobësia e rajoneve të industrializuara në Evropë dhe në shtetet e bashkuara si dhe nga ambienti me kreditim të shtrënguar në Azi.

Banka Botërore në raport thotë se ky ngadalësim në ekonomitë e Azisë është i mirëpritur, pasi do të ndikojë në frenimin e rritjes së inflacionit në rajon dhe sidomos në produktet ushqimore.

Në vitin e kaluar Azia regjistroi normën më të lartë ekonomike duke u bërë dhe motori i rritjes së ekonomisë globale. Sipas raportit, rajoni i Azisë lindore pa Japoninë në këtë vit do rritet me 8.5 për qind kundrejt 9.6 për qind në vitin e kaluar.

Parashikimi për vitin 2012 tregon rënie në 8.1 për qind. duke përjashtuar kinën ky rajon do të rritet me 5.3 për qind në këtë vit dhe 5.6 për qind në vitin e ardhshëm.


Sipas raportit pritet një rënie e çmimeve globale të produkteve ushqimore në gjysmën e dytë të këtij vitit dhe në vitin e ardhshëm e për pasojë parashikohet që kjo të reflektohet në “ftohjen e inflacionit”, por gjithsesi parashikohet që çmimet e ushqimeve të jenë të larta. /Telegrafi/