LAJMI I FUNDIT:

Liverpool

Info

Liverpool Football Club është një klub anglez i bazuar në Liverpul dhe aktualisht merr pjesë në Ligën Premier. Klubi ka fituar një numër të madh të trofeve vendore, ndërsa në aspektin evropian më shumë se çdo klub tjetër anglez. Ky klub është krijuar në vitin 1892 dhe njihet për tifozët e zjarrtë.

Reds kanë fituar 19 tituj të kamponit të Anglisë (Divizioni i Parë/Liga Premier), 7 herë Kupën FA, 8 herë Kupën e Ligës dhe një numër të madh të kupave tjera më pak të rëndësishme në Angli.


Skuadra nga Merseyside gjithashtu ka fituar edhe 6 herë trofeun e Ligës së Kampionëve, 3 herë Kupën UEFA (tash Liga e Evropës) dhe 4 herë Superkupën e Evropës.

 

“Liverpooli më mirë mos t’i kishte blerë këta tre futbollistë”!

“Liverpooli më mirë mos t’i kishte blerë këta tre futbollistë”!

Premier League
“Nuk ngopem asnjëherë me rivalitetin”

“Nuk ngopem asnjëherë me rivalitetin”

Liga e Evropës
Liverpooli kërkon hakmarrje ndaj Unitedit

Liverpooli kërkon hakmarrje ndaj Unitedit

Liga e Evropës
Lajm i mirë për tifozët e Ligës Premier

Lajm i mirë për tifozët e Ligës Premier

Premier League
Van Gaal: Duhet ta mposhtim Liverpoolin

Van Gaal: Duhet ta mposhtim Liverpoolin

Liga e Evropës
Suarez: Më mungon Liverpooli

Suarez: Më mungon Liverpooli

Premier League
Ja në cilën pozitë do të ishte Liverpooli pa golat e Bentekes

Ja në cilën pozitë do të ishte Liverpooli pa golat e Bentekes

Futboll
Luis Suarez në Liverpool (Foto/Video)

Luis Suarez në Liverpool (Foto/Video)

Premier League
Ekipet dhe lojtarët me më së shumti gola në LP gjatë vitit 2016

Ekipet dhe lojtarët me më së shumti gola në LP gjatë vitit 2016

Arbios Kryeziu
Juventus po punon për transferimin e Gotzes

Juventus po punon për transferimin e Gotzes

Bundesliga
Benteke tregon se a ka simuluar apo jo (Video)

Benteke tregon se a ka simuluar apo jo (Video)

Premier League
Klopp: E merituam fitoren

Klopp: E merituam fitoren

Premier League
Liverpooli fiton në sekondat e fundit (Video)

Liverpooli fiton në sekondat e fundit (Video)

Premier League
Liverpooli barazon me një lojtar më pak (Video)

Liverpooli barazon me një lojtar më pak (Video)

Futboll
Crystal Palace befason Liverpoolin (Video)

Crystal Palace befason Liverpoolin (Video)

Futboll
UEFA pranon kërkesën e Unitedit

UEFA pranon kërkesën e Unitedit

Premier League
Klopp dëshiron dribluesin e tretë më të mirë në Evropë

Klopp dëshiron dribluesin e tretë më të mirë në Evropë

Arbios Kryeziu
Pesë skuadra pas Feghoulit

Pesë skuadra pas Feghoulit

La Liga
Nolito refuzoi oferta nga Anglia

Nolito refuzoi oferta nga Anglia

La Liga
Liverpooli pas Feghoulit

Liverpooli pas Feghoulit

Premier League
Isco në Angli, Reali ia cakton çmimin

Isco në Angli, Reali ia cakton çmimin

La Liga
Liverpooli prin garën për Xhakën

Liverpooli prin garën për Xhakën

Bundesliga
Këto janë 20 ekipet që do ta krijojnë Superligën e Evropës

Këto janë 20 ekipet që do ta krijojnë Superligën e Evropës

Ndërkombëtare
Liverpool e Chelsea në garë për Higuainin

Liverpool e Chelsea në garë për Higuainin

Serie A

111Liverpooli u formua më 15 mars 1892, nga John Houlding, i cili vendosi të krijojë këtë klub pas mosmarrëveshjeve me klubin e Evertonit. Klubi luan në Anfield që nga themelimi, ndërsa ndeshja e parë ishte më 3 shtator 1892, ndaj Higher Walton, ku Reds e fituan me rezultat 8-0.

Liverpooli ka fituar tetëmbëdhjetë tituj të Ligës Premier, shtatë FA Kupa, tetë Kupa të Ligës, pesë Liga të Kampionëve, tri Kupa Uefa dhe tri Super Kupa Uefa.

Në sezonin e parë klubi fitoi Ligën Lancashire dhe kështu kaloi në Divizionin e Dytë (Championship) ku fituan titullin dhe mundësin për t’u ngritur në Divizionin e Parë (Ligën Premier). Por, sezoni i parë ishte një dështim total, pasi ata përfunduan në venin e 16-të dhe kështu ranë nga kategoria elitare e futbollit anglez, ku u rikthyen pas një viti.

Titulli i parë erdhi në sezonin 1900/01, ndërsa i dyti në 1905/06. Ata arritën në finalen e parë të FA Kupës më 1914, por humbën 1-0 nga Burnley.

Historia e ndritur e këtij klubi filloi me ardhjen e Bill Shankly në krye të klubit dhe pastaj kjo u vazhdua nga Bob Paisley.

Ndërsa në shekullin XXI, Liverpooli ishte i suksesshëm më shumë kur klubi drejtohej nga Rafa Benitez, më të cilin fituan finalen e çmendur të Stambollit ndaj Milanit.

Football - Liverpool v AC Milan UEFA Champions League Final - Ataturk Olympic Stadium, Istanbul - 25/5/05 Liverpool's Steven Gerrard lifts the Champions League trophy with his team mates Mandatory Credit: Action Images / Darren Walsh Livepic
(Foto: Action Images/Darren Walsh/Getty Images/Guliver)

TROFETË kryesore

Vendore:

Liga Premier (19): 1900–01, 1905–06, 1921–22, 1922–23, 1946–47, 1963–64, 1965–66, 1972–73, 1975–76, 1976–77, 1978–79, 1979–80, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1987–88, 1989–90, 2019-20.

FA Cup (7): 1964–65, 1973–74, 1985–86, 1988–89, 1991–92, 2000–01, 2005–06

Capital One Cup (8): 1980–81, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1994–95, 2000–01, 2002–03, 2011–12.

Superkupa e Anglisë (1): 1985–86.

Evropiane

Liga e Kampionëve (6): 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84, 2004–05, 2018-19.

Kupa UEFA (3): 1972–73, 1975–76, 2000–01.

Superkupa e UEFA-së: 1977, 2001, 2005, 2019.

Liverpool  (Getty Images)

Rivaliteti:

Liverpooli ka rivalitet pothuajse me skuadrat kryesore angleze. Por, rivaliteti i shtuar është me Manchester Unitedin dhe Evertonit. Me këta të fundit rivaliteti filloi që nga ditët e para të krijimit, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta dhe ky kjo ndeshje u quajt ‘Merseyside Derby’. Gjithsesi  ky derbi është shumë më miqësor për dallim nga ai kundër Djajve të Kuq, ku gjithçka filloi nga lufta për trofe si në arenën vendore dhe atë evropiane. Aq i madh është rivaliteti në mes klubeve sa edhe transferimet ndërmjet këtyre klubeve janë shumë të pakta, mos të thuhet fare.

Nofkat:
The Reds (Të Kuqët)

Stadiumi:

Që nga krijimi Liverpooli luan në Anfield, ky stadium e ka marrë emrin për shkak të zonës të quajtur po me të njëjtin emër. Fillimisht ky ishte stadiumi i Evertoni, por për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me qiranë, Evertoni e ndërtoi u transferua në Goodison Park ku luan sot e kësaj dite.

Anfield ka vetëm 44,742 vende, por është një nga stadiumet më të zhurmshme dhe me atmosferë elektrizuese, posaçërisht kur këndohet kënga ‘You’ll Never Walk Alone’.

Punimet në stadium janë duke vazhduar dhe kapaciteti i klubit pritet të zgjerohet deri në 59,000 vende.

PROP130208-002-Liverpool_Arsenal

Faqja zyrtare e Liverpoolit.