LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fiton ndaj WBA-së, ndanë pozitën e parë me Arsenalin (Video)

Liverpooli fiton ndaj WBA-së, ndanë pozitën e parë me Arsenalin (Video)

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-1 ndaj West Bromwich Albion.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka vazhduar me serinë e mirë prej shtatë ndeshjeve pa humbje në Ligën Premier, pasi mposhti WBA-në në shtëpi.


klopp
Kjo ishte parulla e tifozëve të Liverpoolit drejtuar trajnerit të tyre, Jurgen Klopp

‘Reds’ e nisën furishëm takimin duke tentuar të kalojnë në epërsi të shpejt, por golin e parë e gjetën vetëm në minutën e 21-të.

Ishte anësori sulmues, Sadio Mane, i cili shënoi nga afërsia, duke përmbyllur një aksion të mirë, që nisi nga Philippe Coutinho dhe u vazhdua nga Roberto Firmino.

mane1
Festa e Mane pas golit të shënuar

Djelmoshat e trajnerit gjerman gjetën edhe golin e dyfishimit të epërsisë në pjesën e parë, ku kësaj radhe shënoi braziliani, Philippe Coutinho.

Mesfushori me tipare sulmuese shënoi një gol të bukur në minutën e 34-të, ku dribloi dy futbollistë mysafirë vetëm me një lëvizje dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

philippe
Ky ishte festimi i brazilianit pas golit të shënuar

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes u dominua nga vendasit, ku krijuan shumë raste, por më i miri ishte ai i minutë së 66-të, ku Emre Can dështoi të shënoi nga afërsia.

emre-can
Momenti i goditjes së mesfushorit gjerman

Deri në fund të takimit pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por ishin mysafirët që ngushtuan epërsinë me anë të Gareth McAuley, i cili shënoi në minutën e 81-të për 2-1.

mcauley
Festa e mbrojtësit 35-vjeçar pas golit të shënuar ndaj ‘Reds’

Pas kësaj fitore, Liverpooli është lider i Ligës Premier me 20 pikë të tubuara, teksa në javën tjetër do të takohet me Crystal Palace, ndërsa WBA e sheh veten në vendin e 13-të me dhjetë pikë, ku në javën tjetër e pret Manchester Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori