Juventus
Dybala: Mund t’i mposhtim të gjithë
Zidane: Nuk do të doja në këtë fazë të takohem me Juventusin
Allegri nuk i frikësohet askujt në short
Juventusi e mbylli i pari grupin, por e pret short i tmerrshëm
Notat e lojtarëve, Juventus – Dinamo Zagreb
Juve shkon në fazën tjetër nga vendi i parë (Video)
Juventusi shënon golin e dytë (Video)
Higuain shënon në portën e Dinamos (Video)
Trend Sport
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
Man Utd refuzoi një nga sulmuesit më klinik në Evropë për të nënshkruar me Hojlund
“Jam i shqetësuar”, legjenda e Real Madridit kritikon taktikat e Ancelottit këtë sezon
“Kam qenë e izoluar dhe kam pasur pak kontakte me njerëz”, Majlinda Kelmendi rrëfen vështirësitë që ka pasur në karrierë
Man Utd synon ta përforcojë mesfushën me yllin e Real Madridit – gati 67 milionë euro
Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier
Formacionet zyrtare, Juventus – Dinamo Zagreb
Zyrtare: Brozovic te Interi deri në vitin 2021
“Nuk është patjetër, por do të doja ta fitoja Ligën e Kampionëve”
Ide se si mund të duken fanellat e sezonit 2017/18 të disa prej klubeve më të mëdha në botë (Foto)
Eksperti anti-kurdisje: Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve mund të jenë kurdisur në Ligën e Kampionëve!
Formacionet e mundshme të ndeshjeve kryesore në LK
Dybala mund të luajë kundër Dinamos?
Juve e kërkon, Zidane pranon se James nuk luan sa duhet
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit
Juventusi dhe Interi në garë për Jamesin
Goretzka kërkohet nga katër skuadra të mëdha evropiane
Juventus 3-1 Atalanta, notat e lojtarëve (Foto)
Juve u kthehet fitoreve në Serie A (Video)
Mandzukic thellon epërsinë e Juves (Video)
Juve kalon në epërsi me golin e bukur të Sandro, dedikim për Chapecoense (Foto/Video)
Formacionet zyrtare, Juventus – Atalanta
Parashikim: Juventus – Atalanta
I themeluar në vitin 1897 nga një grup studentësh torinezë (mes të cilëve ishte edhe presidenti i parë, Eugenio Canfari), Juventusi është klubi i tretë më i vjetër në Itali që gjatë gjithë historisë ka luajtur në Ligën e parë italiane (të njohur si Serie A nga viti 1929), pos në sezonin 2006/2007, kur u dërgua në Serie B si pasojë e skandalit të montimit të ndeshjeve, Calciopoli.
Gjatë viteve, Juventusi është bërë simbol i italianëve falë traditës së suksesit, gjë që ka pasur ndikim të madh edhe në shoqërinë italiane. Njëherësh, është klubi me kontributin më të madh në ekipin e përfaqësueses së Italisë, ku lojtarët bianconerë kanë luajtur rol të madh në triumfet e tyre në Kampionatet Botërore të viteve 1934, 1938, 1982 dhe 2006. Baza e tifozëve të Juves është më e madhe se e cilido klub tjetër italian dhe një ndër më të mëdhatë në botë.
Historikisht, Juventusi është klubi më i suksesshëm në futbollin italian dhe njëri prej laureatëve dhe më të rëndësishmëve globalisht. Në total ka fituar 59 tituj zyrtarë në nivel vendor dhe ndërkombëtar – më shumë se cilido klub tjetër italian. Rekord prej 31 titujsh zyrtarë kampionalë, rekord prej 10 Kupash të Italisë, rekord prej shtatët Superkupash italiane. Njëherësh ka fituar 11 tituj në nivel ndërkombëtar: Dy Kupa Interkontinentale, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një ‘European Cup Winners’ Cup’, tri Kupa UEFA, një Kupë Intertoto dhe dy Superkupa të UEFA-s.
Në vitin 1985, nën drejtimin e Giovanni Trapattonit, Juventusi u bë klubi i parë në histori të futbollit evropian që i kishte fituar të tria garat e mëdha të organizuar nga UEFA: ‘European Champions’ Cup’ (tash Liga e Kampionëve), ‘Cup Winners’ Cup’ (që tash nuk ekziston) dhe Kupën UEFA. Pas triumfit në Kupën Interkontinentale (tash Kupa e Botës për Klube) në të njëjtin vit, Juve u bë klubi i parë në histori dhe akoma mbetet i vetmi që i ka fituar të gjitha garat e mundshme kontinentale dhe titullin botëror. Në vitin 2009, Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS) e shpalli Juventusin klubin më të mirë në Itali dhe të dytin në Evropë për shekullin XX.
TROFETË kryesore
Vendore
Serie A (zyrtarisht 31): 1905, 1925–26, 1930–31, 1931–32, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1949–50, 1951–52, 1957–58, 1959–60, 1960–61, 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1974–75, 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1994–95, 1996–97, 1997–98, 2001–02, 2002–03, (2004–05 dhe 2005–06 këta tituj i janë hequr si pasojë Calciopolit), 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015-16, 2016-17, 2017-18, 2018-19.
Serie B (1): 2006–07
Kupa e Italisë (10): 1937–38, 1941–42, 1958–59, 1959–60, 1964–65, 1978–79, 1982–83, 1989–90, 1994–95, 2014–15, 2015-16, 2016-17, 2017-18.
Superkupa e Italisë (7): 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015, 2018.
Evropiane
Liga e Kampionëve (2): 1984–85, 1995–96.
UEFA Cup Winners’ Cup (1): 1983–84.
Kupa UEFA (3): 1976–77, 1989–90, 1992–93.
UEFA Intertoto Cup (1): 1999.
Superkupa UEFA (2): 1984, 1996.
Botërore
Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (2): 1985, 1996.
Rivaliteti
Juventusi ka rivalitet të dukshëm me dy klube. Rivaliteti lokal me Torinon, ndërsa ndeshjet ndërmjet tyre njihen si ‘Derby della Mole’. Rivaliteti daton nga viti 1906, kur Torino u themelua nga lojtarët dhe stafi i larguar nga Juventusi. Rivaliteti i nivelit të lartë është me Interin, derisa ndeshjet ndërmjet tyre njihen si Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga. Janë dy klubet me më së shumti tifozë në Itali, ndërsa rivaliteti i tyre u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Milani, Roma, Fiorentina dhe Napoli, janë klubet tjera rivale të Zonjës së Vjetër.
Nofkat
la Vecchia Signora (Zonja e Vjetër)
la Fidanzata d’Italia (E dashura e Italisë)
Madama (Zonja)
I Bianconeri (bardhezinjtë)
Le Zebre (zebrat)
I gobbi (gungaçët)
Stadiumet
Pas dy viteve të para (1897 dhe 1898), kur Juve luajti në Parco del Valentino dhe Parco Cittadella, ndeshjet e bardhezinjve janë zhvilluar në Piazza d’Armi Stadium deri në vitin 1908. Nga viti 1909 deri në vitin 1922, Juventusi i zhvilloi ndeshjet në Corso Sebastopoli Camp, ndërsa pastaj deri në vitin 1933 ka luajtur në Corso Marsiglia Camp. Nga fundi i vitit 1933, juve ka luajtur në Stadio Mussolini (që pas luftës u emërtua Stadio Comunale Vittorio Pozzo). Nga viti 1990 deri në vitin 2006, Bianconerët luajtën në Stadio delle Alpi. Në gusht të vitit 2006, Juventusi u kthye në Stadio Comunale (tash të njohur si Stadiumi Olimpik i Torinos) për shkak të rindërtimit të stadiumit. Në vitin 2008, u bë e ditur se klubi do të investonte 120 milionë euro për ndërtimin e ‘Juventus Stadium’ aty ky ishte delle Alpi. Punimet filluan në pranverën e vitit 2009, ndërsa stadiumi u hap më 8 shtator 2011, në fillim të sezonit 2011/2012. Në stadiumin e ri fusha është vetëm 7.5 metra larg tribunave, ndërsa ka kapacitet prej 41.475 ulësesh.
Skandali “Calciopoli”
Në maj të vitit 2006, Juventusi u përmend si njëri prej pesë klubeve italiane të lidhura me skandalin e montimit të ndeshjeve dhe si rezultat i kësaj, u dërgua në Serie B për herë të parë në histori të klubit. Njëherësh iu morën titujt për sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006. Shumë nga lojtarët kryesore u larguan duke përfshirë yjet, si Lilian Thuram, Zlatan Ibrahimovic e Fabio Cannavaro. Megjithatë, emra të tjerë të mëdhenj, si Gianluigi Buffon, Alessandro del Piero, David Trezeguet e Pavel Nedved, i qëndruan besnikë klubit dhe pas një sezoni e kthyen në elitën e futbollit italian.
Juventusi ka vazhduar luftën gjyqësore duke kundërshtuar përfshirjen në skandalin Calciopoli dhe në vitin 2011, hetimet treguan se rënia në Serie B nuk ishte e merituar. Kur dënimi i ish-drejtorit gjeneral, Luciano Moggi, u hodh poshtë nga gjykata në vitin 2015, klubi e paditi Federatën Italiane (FIGC) duke kërkuar 443 milionë euro dëmshpërblim. Presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio, ka kërkuar nga Juventusi që të heqë dorë nga padia, si kusht që të bisedojnë për kthimin e dy Scudettove. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen për këtë njollë të zezë në historinë e Juves.
Faqja zyrtare e Juventusit.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia