LAJMI I FUNDIT:

Ejupi: Marrëveshje e dhimbshme për futbollin kosovar

Ejupi: Marrëveshje e dhimbshme për futbollin kosovar

Ekipi i përfaqësues i Kosovës e ka marrë nga FIFA dritën jeshile për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare, duke bërë që futbolli kosovar të bëjë një hap drejt ndërkombëtarizmit.

Mirëpo jo të gjithë këtë të drejtë e vlersojnë historike. Bile thuhet se ky vendim i FIFA-s është i dhimbshëm për futbollin kosovar, pasi që ai është marrë në bashkëpunim me Serbinë dhe si i tillë nuk sjellë asnjë favor kosovarët. Me këtë vendim Kosova nuk llogaritet si shtet, por vetëm si regjion, pasi që ai ia ndalon asaj të luaj më shtetet e rajonit të dalura nga ish-Jugosllavia. Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi është i mendimit se vendimi i tillë i FIFA-s do ti sjellë vetëm demë futbollit kosovar, pasi që e zhveshë nga të qenit shtet.

“Ky vendim kryekëput është politikë dhe si i tillë është është i dëmshëm për futbollin e Kosovës. Si mund të llogaritet ky vendim i mirë kur Kosova duhet të kërkoj leje nga FIFA e ajo të informoj Serbinë për ndeshjet që i luan Kosova. Këtë të drejtë kemi mundur ta kemi para shumë viteve,e jo të presim deri më tashti”, tha Ejupi.

Numri një i bardhekaltërve ia sheh për të madhe zyrtarëve të sportit dhe politikës në Kosovë, të cilët thonë se ky është vendim i rëndësishëm dhe historik. “Nuk ka vend për deklarata si ato që thonë se ky është vendim historik. Si mund të jetë kur Kosova do të luaj pa himn, pa simbole dhe pa asgjë që e karakterizon një shtet”.


“Hajde e luajmë një ndeshje po çfarë më tutje, kush do luaj me Kosovën dhe ku do të luajnë. Pastaj këtu shtrohet pyetja se edhe kush do të luaj për Kosovën. Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje”, shtoi Ejupi. “Me këtë vendim la fituar vetëm Serbia, e jo edhe Kosova, pasi që më këtë rast janë marrë parasysh vetëm kërkesat e Serbisë, e jo edhe të Kosovës. A ia vlen të bëhen aq shumë lëshime për ndeshje miqësore pa u llogaritur si shtet”.

Si jo të mirë vendimin për ndeshje miqësore të Kosovës e ka vleërsuar edhe gazetari sportiv Agim Kasapolli. “Serbia është fituese në këtë situatë dhe këtu nuk ka asnjë dyshim. Në vendimin e FIFA-s shihet qartë se për kend është bërë kjo marrëveshje. Fillimisht vendimi që Kosova s’ka të drejtë të luaj me vendet e ish-Jugosllavisë tregon se FIFA nuk e llogaritë Kosovën si shtet, pro vetëm si regjion. Të gjitha vendet e dala nga ish-Jugosllavia janë tashmë të pranuara nga UEFA dhe FIFA, ndërsa Kosova jo, dhe kjo ka bërë që Kosovës ti mohohet të luaj me ato shtete, pasi që në këtë mënyrë ajo de fakto do të pranohej si shtet.

Pastaj këtu është kushtu që duhet të luhet më fusnotë. Dihet se fusnota është bërë që Kosovës ti mundësohet përfaqësimi në nivelin rajonal dhe kjo është marrë parasysh me këtë rast. Mirëpo këto nuk janë të këqijat e vetme të kësaj leje për ndeshje. Indirekt duhet të pyesim Serbinë për të luajtur, pasi FIFA është vetëm ndërmjetës këtu. Problem tjetër dhe ai se ku do të luajnë ekipet serbe të Mitrvicës, të cilat janë pjesë e sistemit sportiv të Serbisë. Në saje të këtij vendimi ato do të vazhdijnë të luajnë në serbi dhe askush nuk mund ti ndal”, tha Kasapolli.

Ndërkohë kryetari i futbollit serb, Tomisllav Karaxhiq ka thënë se në në marrëveshje me FIFA-në klubet serbe të futbollit nga veriu i Kosovës mbesin në sistemin e futbollit të Serbisë. “Klubet tona që gjenden në veri të Kosovës dhe nëpër enklava të vazhdojnë të luajnë në sistemin e garave të sederatës tonë”, tha Karaxhiq. Sekretari i FFK-s, Eroll Salihu thotë se: “Është kërkuar nga ne të nënshkruajmë një marrëveshje që klubeve serbe t’i mundësohet të luajnë në Serbi, por e kemi refuzuar, kështu që ai vendim nuk është marr”, tha Salihu. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori