LAJMI I FUNDIT:

Ejupi: Kosova nuk përfiton nga ndeshjet miqësore

Ejupi: Kosova nuk përfiton nga ndeshjet miqësore

Presidenti i klubit të më të trofeshëm në futbollin kosovar, FC Prishtina, Remzi Ejupi, është i bindur se leja për zhvillimin e ndeshjeve miqësore nuk do t’i sjellë asnjë të mirë Kosovës. Ejupi mbetet i vendosur se zgjidhje e vetme për futbollin e Kosovës është njohja e plotë nga UEFA dhe FIFA, që do të hapte rrugën e zhvillimit të tij.

“Ky vendim nuk është asgjë tjetër përveç humbje kohe dhe do të na kushtojë shumë, pasi që duhet të presim edhe disa vite në kërkim të njohjes së plotë”, tha Ejupi, duke komentuar vendimin që pritet të marrë FIFA për t’i lejuar ekipit përfaqësues të Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore. “Puna e këtyre ndeshje është një hap para tri prapa, siç ishte që nga koha e pavarësimit e futbollit që nga viti 1991 e deri më sot.

Kjo nuk do të ndryshoj asgjë në futbollin tonë, i cili ka shumë probleme që duan zgjidhje. Qe 23 vite nuk ka pasur ndonjë progres të theksuar dhe do të vazhdojë njësoj, pasi që mungon strategjia e veprimit”, shtoi presidenti Ejupi. Sipas numrit një të ekipit bardhekaltër leja nuk do të sjellë asnjë të mirë që është pritur, transmeton Telegrafi.

“E zhvillojmë një ndeshje miqësore, por çfarë pastaj. Si do t’i zhvillojmë ndeshjet e tjera, kur dihet se për organizimin e tyre duhet të kemi infrastrukturën e duhur, e që nuk e kemi, por edhe shumë para, pasi që siç dihet se nëse do të sjellësh ndonjë kombëtare të fortë, siç po pretendohet, kushton shumë”. Një çështje tjetër është edhe ajo se me çfarë lojtarë do të luajë ekipi përfaqësues.


“Vazhdimisht po flitet se do të vijnë të luajnë këta e ata lojtarë për Kosovën. Unë nuk e di se sa ia vlen që lojtarët e kalibrit të lartë që kemi do të vijnë për të luajtur në ndeshje të tilla miqësore, të cilat do të luhen me fusnota apo edhe me simbole e pa simbole. Unë dyshoj se lojtarët si Xhaka, Behrami e të tjerët do të vijnë dhe të luajnë për Kosovën në ndeshje miqësore, pasi do të rrezikonin shumë karrierën e tyre. Për këtë arsye po them se zgjedhja e vetme dhe e duhur është pranimi i plotë”, tha në vazhdim Ejupi.

Presidenti i Prishtinës edhe një herë ka përsëritur se e gjithë kjo po bëhet për qëllime personale të dikujt. “Kjo mund t’i konvenojë vetëm disa personave të caktuar, që Kosova të luajë ndeshje miqësore dhe ata që të përfitojnë nga kjo duke i kurdisur ato dhe jo për të mirën e futbollit kosovar”, tha Ejupi duke shtuar:“në këtë proces ka munguar politika, ka munguar angazhimi i institucioneve politike, duke e ditur se çështja e futbollit kosovar është politike”. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori