LAJMI I FUNDIT:

Ejupi e Prekazi, japin vlerësimet e tyre rreth Përfaqësueses së Kosovës

Ejupi e Prekazi, japin vlerësimet e tyre rreth Përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Turqisë dhe Senegalit nuk arriti të marrë ndonjë rezultat pozitiv duke pësuar dy humbje. Me Turqinë djelmoshat e Albert Bunjakut pësuan humbje të thellë 6:1, përderisa në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë, me Senegalin pësuan 3:1. Por, sipas presidentit të skuadrës së Prishtinës, Remzi Ejupi, humbjet e Përfaqësueses së Kosovës nuk duhet të merren si tragjike, duke ditur kundërshtarët me të cilët ka luajtur.

“Nuk është tragjike të humbësh nga Turqia me këtë lloj rezultati pasi që dihet vlera e lojtarëve turq, të cilët ishin të pranishëm në fushë dhe vlera e lojtarëve tonë. Madje ata nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme të përgatiten shumë dhe të njoftohen më mirë”, deklaroi Remzi Ejupi në një prononcim për Arenën.

Ndryshe i pari i skuadrës kryeqytetase tha se është dashur pak më shumë t’i jepet hapësirë lojtarëve vendorë.

“Ne kemi shumë lojtarë të mirë të cilët luajnë në diasporë dhe mund të bëjmë një përfaqësuese të mirë. Gjithsesi besoj se është dashur pak më shumë t’u jepet hapësirë edhe lojtarëve dhe trajnerëve këtu të cilët që 30 vjet janë duke mbajtur gjallë futbollin kosovar, pasi që këto ndeshje janë vetëm miqësore dhe nuk janë për ndonjë kualifikim në evropian apo botëror”, përfundoi Ejupi.


Nga ana tjetër ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare Luan Prekazi thotë se në dy humbjet e Kosovës nuk ka parë asgjë pozitive.

“Ky është realiteti i futbollit kosovar në krahasim me atë botëror. Asgjë pozitive sa i përket aspekteve të futbollit nuk kam parë në këtë dy takime përpos faktit se po shkojmë drejt pranimit në FIFA e UEFA”, u shpreh Prekazi. Tutje trajneri kosovar, i cili aktualisht është i papunë bëri të ditur se duhet shkuar hap pas hapi. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori