LAJMI I FUNDIT:

Eee Pad e Slate për panairin CES

Eee Pad e Slate për panairin CES

Asus ka paraqitur katër kompjuterë të ri tablet në linjën e saj Eee – ka aty gjithçka, prej tastierave virtuale deri në ato harduerike, prej Windows tek Android.

Laptopi i parë i paraqitur bart emrin Eee Pad MeMO, e bëhet fjalë për një pajisje me ekran kapacitativ 7.1-inçësh, kamerë të përparme dhe të pasme, procesorin dybërthamësh Snapdragon e Android 3.0. Në tablet është integruar qasja HDMI me anë të së cilës mund të transmetohet rezolucioni 1080p, gjersa edhe stylusi është në të. Shitjet e tij fillojnë qershor.

Eee Pad MeMOEee Pad Transformer po ashtu është i bazuar në sistemin operativ Android 3.0, mirëpo vjen me ekran 10.1-inçësh dhe shfrytëzon Tegra 2 të Nvidias. Në ofertë do të jetë doku opsional me tastierë me të cilën kohëzgjatja e baterisë është zgjatur në 16 orë. Në Transformer janë integruar dy kamera– e përparmja me rezolucion prej pesë megapikselash, e pasmja me rezolucioni prej 1. 2 megapiksela. Shitjet e këtij tableti fillojnë në prill.


Eee Pad Slider është pothuajse identik me atë Transformer me një dallim – ka tastierë të integruar. Tableti do të vjen me ekranin IPS, do të jetë i bazuar në Tegra 2, e në mënyrë opsionale do të ketë modul 3G për qasje pa tela në internet. Në shitje del në maj.

Në fund, 12.1-inçëshi Eee Slate EP121 është i bazuar në sistemin operativ Windows 7. Specifikat përfshijnë procesor Core i5, maksimalisht 4 GB DDR3 RAM, dhe disk SSD me kapacitet prej 32 apo 64 GB. Po ashtu, në pajisje është integruar lexuesi i kartelave të memories SD, kamera 2-megapikselëshe dhe qasja HDMI. Tableti del në shitje këtë muaj me çmim fillestar prej 1.000 dollarësh. /Telegrafi/