Edukimi islam nëpër shkolla, domosdoshmëri e kohës
Futja e lëndës islame nëpër shkollat e Kosovës do të jetë një e arritur e madhe e kësaj shoqërie, sepse për mes saj forcohet baza shpirtërore e kësaj shoqërie, por edhe ngitet superstruktura shoqërore dhe bëhet një zhvillim më i sigurt me një të ardhme më të ndritur
Shoqëria kosovare ka një periudhë të gjatë që përballet me sfida të ndryshme, duke filluar nga ato politike e deri në ato fetare. Që nga periudha e Perandorisë Osmane, aspekti fetar kishte marrë tatëpjetën e degradimit të saj. Ky degradim kishte ndodhur, sidomos gjatë periudhës së komunizmit, me ç’rast ateizmi ishte ideologjia kryesore këtij mjedisi.
Për pesëdhjetë vite ky ateizëm kishte shtrirë rrënjë të thella në këtë shoqëri dhe civilizimi islam shikohej si një kulturë e huaj, por edhe retrograde. Edhe pse ish-Jugosllavia njihet si një vend ku të drejtat fetare nuk pengoheshin, por ideologjia marksiste dhe ateiste ishte aq e fuqishme sa që ndikonin shumë, sidomos në rininë dhe shtresat e mesme. Kjo frymë ateiste kishte krijuar rrethana që në Kosovë të ketë më shumë se 100 mijë komunistë të anëtarësuar, të cilët në një formë apo tjetër ishin kundër fesë dhe zhvillimit së saj.
Tani me ndryshimet e këtij sistemi dhe fillimin e demokracisë, mundësitë dhe shanset janë më të madhe që kjo shoqëri të riparoj degradimet e së kaluarës së saj fetare dhe të bëhet pjesë e shoqërive të zhvilluara. Por, edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga çlirimi i tij, kjo shoqëri ende nuk po mund të gjejë vendin e duhur për zbatimin e të drejtave të saj të plota, si njerëzore, por edhe fetare.
Kjo shoqëri ka bërë disa hapa mjaft të rëndësishëm të zhvillimit të saj islam, duke filluar me ndërtimin e shumë objekteve fetare (xhamive) të reja, dhe të rindërtuara, por edhe të zgjerimit të kapaciteteve të Fakultetit të Studimeve Islame dhe rritjen e dëshirueshme të kuadrit profesional të kësaj lëmi. Ky vend tani ka mjaft kuadro, por edhe kushte më të mira për një zhvillimin edhe më të hovshëm. Ky zhvillim është bërë në bazë të punës së Bashkësisë Islame, por edhe vendeve mike islame, të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e kapacitete të edukimit islam në Kosovë.
Mund të thuhet se politika e Kosovës nuk e ka penguar zhvillimin e saj, por as nuk e ka ndihmuar zhvillimin e saj. Pra, elita politike e këtij vendi ende nuk po mund të lirohet nga paragjykimet e së kaluarës komuniste për fenë islame.
Sihariqi më komik i këtij vendi është se edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet pas luftës, ky pushtet nuk ka mundur të lejojë që nëpër shkollat e saj të mësohet lënda fetare islame dhe në këtë mënyrë të ndihmohet shoqëria kosovare në ecjen e mëtutjeshme shoqërore.
Mësimi islam nëpër shkolla do të ishte një sukses i madh shoqëror, sepse dobia e saj është e pakompensueshme për një edukim të mirëfilltë kombëtar, të shëndosh dhe me norma të avancuara shoqërore. Kjo duhet të ndodhë, sepse shoqëritë që janë në tranzicion në fillim ballafaqohen me devijime të ndryshme si morale, etike, por edhe njerëzore.
Kështu, në vendet e rajonit dhe më gjerë, por edhe në Kosovë në mungesë së një plani për arsim fetar ka ndikuar që të përhapen dukuritë shumë devijonte të shoqërisë, sidomos prostitucioni, droga, alkooli dhe dukuri tjera degraduese. Mirëpo, në shumicën e këtyre vendeve ka filluar të aplikohet lënda fetare nëpër shkolla, për veç në Kosovë. Qëndrimet e politikanëve të Kosovës janë se ky vend është një shoqëri laike dhe nuk duhet favorizuar asnjë fe. Kjo nuk përkon me realitetin e kësaj shoqërie. Serbia dhe Kroacia nuk janë vende myslimane, por kanë lejuar mësimin fetar islam nëpër shkollat e tyre.
Por, mendoj se kjo shoqëri nuk ka devijuar vetëm pse nuk mësohet lënda fetare, janë edhe disa faktorë tjerë, si mungesa e zhvillimit ekonomik, paperspektiva për të rinj, mungesa e një plani të mirëfilltë arsimor, papunësia, etj janë mjaft ndikues në degradimit e një shtrese të caktuar të shoqërisë. Kjo ndikon, sidomos te të rinjtë dhe kostoja e devijimit të kësaj strukture është mjaft e madhe. Dihet se shoqëria kosovare është duke u përballuar me shumicën e këtyre faktorëve, andaj çfarë mund të pritet në të ardhmen? Politikanët e saj druajnë se ndoshta do të etiketohen nga politika e huaj si fundamentalistë, apo do të marrin ndonjë epitaf tjetër, por nuk mund t’i ikin faktit se Kosova është një vend ku mbi 95 për qind e popullatës së saj janë të fesë myslimane. Dhe, nuk mund që udhëheqësit e saj të tregohen më katolik se Papa, të mohojnë përkatësinë e tyre fetare, sepse kështu thotë politika. Kjo në kohën e sotme nuk ka kuptim, nuk është e ndershme, njerëzore, sidomos kur të merret parasysh zhvillimi i hovshëm global i teknologjisë, informatikës, shkencës, por edhe botës në përgjithësi, e cila është shndërruar në një fshat global dhe gati dihet gjithçka për te.
Futja e lëndës fetare islame nëpër shkollat e Kosovës, padyshim se është një e drejtë elementare e këtij populli, është një e drejtë humane, njerëzore, por edhe hyjnore, sepse me të fitohet shumë. Ndërsa, Parlamenti dhe Qeveria duhet të shqyrtojë këtë sa më parë që është e mundur, sepse zgjidhje tjetër nuk ka, çdo vonesë në këtë drejtim do t’i kushtojë këtij pushteti, por edhe progresit shoqëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës