Edhe sot si dikur
Edhe sot si dikur na propozojnë ardhmëri të paqartë në emër të integrimeve europiane si çmim për kompromise të reja të dhimbshme dhe joparimore.
Edhe sot si dikur ka tendenca që shqiptarët të mashtrohen dhe t’i lënë mënjanë interesat e tyre nacionale në këmbim të bashkimeve të reja internacionale ashtu sikur që i lwnw pasdore gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe ngarendën pas idealeve komuniste të bashkimit proletar.
A do të mund të quhet integrues procesi i afrimit dhe bashkëngjitjes së Kosovës në BE nëse ajo nuk është e barabartë me shtetet e tjera ballkanike dhe europiane në këtë proces?
Kosova sot është e kushtëzuar nga Serbia dhe BE-ja në rrugën e saj drejt progresit dhe integrimit në bashkësinë e popujve të lirë dhe të barabartë. Jemi i vetmi shtet në Evropë qytetarët e të cilit nuk e kanë mundësinë e lëvizjes së lirë në kontinentin e tyre. Një dialog që na e kanë vënë përpara me Serbinë është duke prodhuar realitete të pafavorshme kompromisi për shtetin e Kosovës dhe për popullin shqiptar në përgjithësi.
Lëvizja e shqiptarëve nuk është e lirë edhe pas zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave sikundër që është e lirë për serbët dhe është nënçmuese kur të detyrojnë të heqësh simbolet e shtetit tënd dhe t’i vendosësh simbolet e urryera të pushtuesit të deridjeshëm në makinën tënde personale në mënyrë që të fitosh të drejtën e lëvizjes nëpër territorin juridik të shtetit të Serbisë.
Marrëveshja për vendkalimet kufitare e ashtuquajtur IBM vështirë se do të mundë të zbatohet si e tillë e ndërsa bisedimet për emërtimin e Kosovës në takime ndërkombëtare nuk janë në rregull as si proces pasi që Kosova nuk është e pa emër, por edhe mundë të prodhojnë ndonjë kompromis të pahijshëm për të.
Evropa po i bënë shumë favore Serbisë gjë që nuk do t’i pengonte aspak Kosovës po të mos nënkuptonte kompromise të saj në raport me Serbinë. Pikë së pari ky dialog teknopolitik është më shumë në interes të Serbisë se sa të Kosovës pasi që ajo është në rend dite dhe jo Kosova për tu afruar një hap më afër BE-së, dhe së dyti, ky dialog po parashtron kërkesa joparimore nga Republika e Kosovës.
Pse ta ndërroj emrin Kosova për hatrin e Serbisë dhe pse të rregullohet Kosova brenda territorit të saj ashtu si nuk dëshiron ajo dhe për hatër të Serbisë? – Kosovën shqiptarët nuk ja kanë vjedhur Serbisë as borxh asaj nuk i kanë – përkundrazi është Serbia ajo që i ka shumë borxh Kosovës.
Në Evropë nuk ka vetëm drojë si thonë disa se mos Serbia i afrohet më shumë Rusisë po që se nuk merret më të mirë, por ka edhe dëshirë nga disa shtete që i dimë dhe nuk i dimë për ta ndihmuar atë ne rrugën e integrimit të saj në BE dhe në raportet e saj me Kosovën.
Nga kjo një qytetari të Republikës së Kosovës pashmangshëm i krijohet përshtypja se interesat e Serbisë janë më prioritare për Evropën se sa interesat e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Në fakt Kosova dhe shqiptarët ende nuk po arrijnë të bëhen një faktor aq sa duhet serioz dhe relevant i gjeopolitikës rajonale dhe për këtë shkak është shumë i nevojshëm hartimi i një platforme politike gjithëkombëtare që do të shërbente si udhërrëfyes politik për të gjithë shqiptarët në Ballkan, bile për këtë gjë mundë të jetë edhe vonë. Por a ka vend të thuhet edhe njëherë: “më mirë vonë se kurrë” edhe pse edhe ashtu na kanë thënë se ne jemi një komb i vonuar.
Të vonuar mbase po, mundë të jemi në shumë aspekte, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jemi dinjitoz. Me dinjitet dhe këmbëngulësi do të duhej ta mbrojmë interesin tonë nacional si populli më i vjetër i Evropës.
Ne si shqiptar jemi përcaktuar me të drejtë në rrugën e integrimeve Euroatlantike dhe rrugë të tjera nuk i kemi rezervuar vetes tonë, por nëse Evropa edhe sot sikur në të kaluarën na shtynë drejt konstelacioneve të pafavorshme rajonale, atëherë do të duhej të mësohemi t’i themi jo asaj – JO kompromiseve të dëmshme të Kosovës në raport me Serbinë.
Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe në asnjë mënyrë nuk do të guxonte që integritetin e saj shtetëror ta këmbente me lehtësira në procesin e integrimit në BE. Është më mirë të vonohemi se sa të futemi në BE pa subjektivitet shtetëror të definuar mirë. Nëse ka tendenca qe të zbehet pavarësia e shtetit ato duhet hetuar me kohë dhe kundërshtuar kategorikisht, në mënyrë që të mos na përsëritet historia dhe të mbetemi me ndonjë status gjysëmautonom sikur në perandorinë osmane dhe në ish-Jugosllavinë e fundit.
Nuk do të duhej ta pranojmë as bosnizimin e Kosovës apo ndoshta nuk kemi fuqi të ndalojmë shumëçka që është e pafavorshme për ne!
Serbët e veriut të Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë kurrfarë faktori as demografik dhe as politik, por aktualisht me të madhe flitet dhe punohet nga instanca të ndryshme për veçimin dhe avancimin e pozitës së tyre politike deri në shkallë të një statusi special politik. Kështu serbët dhe Serbia po mundë të krijojnë republika të vetat gjithandej ku t’ju tekët, pa kurrfarë parakushti relevant historik.
Sot para Republikës së Kosovës po paraqiten kërkesa për kompromise edhe për sa i përket integritetit të saj ndërkombëtar edhe për sa i përket rregullimit të saj të brendshëm politikoterritorial: po kërkohet ndryshimi i emrit të saj në relacionet ndërkombëtare dhe po kërkohet status special për pjesën e saj veriore.
Çfarëdo që i premtohet Kosovës për këto kompromise nuk do ta kompensonte dëmin e tyre dhe nuk do të duhej të pranohej një skenar i tillë po që se ekziston.
Diplomacia dhe politika e Kosovës dhe e Shqipërisë do të duhej të ishin më aktive në këto kohë, t’i paraqesin dhe t’i mbrojnë më me vendosmëri argumentet e tyre para Evropës dhe opinionit ndërkombëtar në përgjithësi, në mënyrë që afrimi i Serbisë me BE-në dhe rregullimi i raporteve Serbi-Kosovë, të mos bëhet duke i dëmtuar interesat legjitime të shtetit të ri të Kosovës.
(Autori është mjek nga Gjilani)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti