Edhe sa dëshmorë të duhen oj Kosovë
Menduam se dhënia e jetës për atdhe, duke rënë kështu dëshmorë, kishte përfunduar me përfundimin e luftës. Kështu menduam sepse çështjen e përfundimit të luftës e kishim perceptuar gabimisht. Si mund t’i gëzohemi plotësisht çlirimit të vendit, kur dihej mirëfilli se forcat paramilitare serbe vetëm se kishin ndërruar vendin e veprimit, duke gravituar kështu forcë për provokime dhe sulme të mëtutjeshme. Kjo llavë përvëluese në vazhdimësi dëshmoi për venitjen e çlirimit të vendit. Edhe atë pikërisht kur autoritetet shqiptare në Kosovë, zyrtarisht pandehnin se pavarësisht disa problemeve që janë normale në çdo shtet normal, vazhdojmë të kemi kontroll të plotë në gjithë territorin e Kosovës.
Marsi i vitit 2004, një muaj që shqiptarëve çdo vit i flet për vigjilencë dhe vërejtje për zgjidhjen e pjesshme dhe të cunguar të çështjes kombëtare, përmes trazirave të armatosura rrëfeu se çështja nuk është ashtu siç pohojnë politikanët kosovarë në pushtet. Në atë muaj doli sheshit se Kosova akoma nuk e kishte përfunduar luftën dhe se KFOR-i, OKB-ja dhe shumë organizata tjera ndërkombëtare dhe vendore, nuk ishin sinqerisht të interesuar në zgjidhjen e problemeve elementare që rrodhën pas vitit 1999. Pas këtyre trazirave që humbën jetën 11 shqiptarë, faktori ndërkombëtar dhe ai servil shqiptar, filloi të interesohet dhe brengoset më shumë për rrënimin dhe përflakjen e kishave, sesa për shkaqet dhe të vrarit gjatë asaj rrëmuje, si dhe në njëfarë mënyrë, edhe pse shqiptarët ishin vrarë në pragun e vendit të tyre, prapë si fajtorë kujdestarë u vlerësuan të jenë shqiptarët dhe mediat shqiptare, që mbytjen e tre fëmijëve prej dorës gjakatare serbe në ujin e Lumit Ibër e paskan transmetuar duke qenë nën ndikimin e emocioneve. Madje disa analistë deklaruan se trazirat e marsit e ngadalësuan përvijimin e pavarësisë së Kosovës, duke harruar se pikërisht ngjarja e marsit ishte treguesi më i ndershëm i gjendjes dhe pasqyrës së vërtet në Kosovë, ku praktikisht iu bë me dije se mikrobet nuk shuhen përmes mbylljes së syve dhe në prezencë të këtyre mikrobeve edhe pavarësia nuk do të jetë pavarësi me plotë kuptimin e fjalës, sepse i njëjti pohues kur vendosi t’i hapë sytë, pa se mikrobet ishin shndërruar në trupa të mëdhenj dhe shumë të fortë.
Vrasjet dhe dhënia e jetës për të mirën e atdheut nuk përfundoi në vitin 2004, edhe pse autoritetet qeveritare pohuan se Kosova mjaft kishte dhënë për çlirimin e vendit, ndaj çdo jetë e dhënë në suaza të këtilla, do të jetë humbje e madhe për gjithë Kosovën. Përskaj këtij solidarizimi ata nuk ishin në gjendje të garantonin se vrasësit do ta merrnin dënimin e merituar, sepse për ta realizuar një gjë të tillë, do të duhej të shkonin në Mitrovicë dhe nëpër gjithë enklavat që ishte prezentë dora e shtetit serb, ku kriminelët u shumoheshin si insekte. Si rrjedhë e kësaj, në shkurt të vitit 2007, në një protestë paqësore, thumbi i së cilës ishte thirrja dhe vetëdijesimi për ushtrim të plotë dhe të drejtë i gjithë territorit dhe institucioneve të Kosovës prej shqiptarëve dhe pakënaqësitë e shumtë që kishin të bënin me mirëqenien e zymtë të qytetarëve, humbën jetën dy shqiptarë dhe me qindra të tjerë u plagosën. Prapë faji i mbeti organizatorit të asaj proteste, madje edhe në këtë rast pati lot krokodili, ku prej kryeministrit të vendit dëgjuam se çështja e Kosovës më përfundimisht nuk ka nevojë për flijim të jetëve njerëzore. Epilogu i gjithë kësaj ishte pensionimi i parakohshëm i vrasësve dhe prangosja e organizatorit të pafajshëm të asaj proteste, duke ia bërë me dije të gjithëve se për mirë a për keq është shteti ai që brengoset.
Gjaku i dëshmorëve dhe djersa e të gjallëve e solli ditën e pavarësisë së Kosovës, edhe pse qe e mbërthyer prej acarit të ashpër, i ngrohu të gjithë shpirtrat e popullit shqiptar, ku pavarësisht vuajtjeve të shumta, asaj dite iu gëzua nëna e dëshmorit, fëmija i dëshmorit, gruaja e dëshmori, vëllai i dëshmorit, të gjithë u gëzuan, menduan se tutje Kosova nuk do të ketë nevojë të japë bij që do të luftonin për çlirimin e vendit prej pushtuesve, sepse tashmë Kosova lerë që ishte çliruar prej zgjedhës serbe, por edhe ishte bërë e pavarur, së shpejti pritej formimi i ushtrisë vendore, i agjencisë së shërbimit inteligjentë dhe transformimi gradual i përgjegjësive në duart e vendorëve.
Pavarësia ishte shpallur, por me sovranitet të cunguar, edhe pse këtë të vërtet qeveria e Kosovës asnjëherë nuk e potencoi. Vazhdonte shtimi i mikrobeve serb në veri të vendit, buxheti i shtetit çdo vit pësonte humbje të hatashme prej produkteve serbe që fare s’i nënshtroheshin kontrollit doganor, të cilët tregtoheshin dhe konsumoheshin lezetshëm në Kosovë. Të gjithë pyetnin se pse qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asgjë për ta mposhtur këtë mjegull. Ndërsa qeveria pyetjeve të këtilla i ikte, duke pandehur se pyetjet e këtilla janë provokime të partive opozitare.
Ndërsa aksioni i shumë pritur, madje edhe shumë i vonuar i ditës së marte, tregoi se qeveria praktikisht e demantoi vetveten. Pavarësisht gjetjes së fajtorit dhe lënies së fajit, të mërkurën përcollëm edhe një hero për në jetën e amshuar, që luftoi për çlirimin e vendit të “pavarur”. Kësisoj, vrasja e heroit shqiptar, Enver Zymberit, tregoi se Kosova me pjesë të territorit të pushtuar, akoma paska nevojë për dëshmorë, madje paska nevojë edhe për zëdhënës që tregojnë se mbyllja e syve në prezencë të bollëkut të mikrobeve qenka rrezik shumë i madh, madje lënia e tyre që të veprojnë lirshëm e të mos dënohen fare, edhe më tej do t’i forcojë strukturat paralele serbe, ku çdo aksion mund të kushtojë edhe me dëshmorë të tjerë, por ja që patjetër duhet të pastrohet ky terren i ndytë, si dhe pjesë e kësaj fshese duhet të jenë edhe ata që për 12 vite lejuan shtimin dhe rritjen e atyre mikrobeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti