LAJMI I FUNDIT:

Edhe Nokia Lumia vuan nga bateria

Edhe Nokia Lumia vuan nga bateria

Me sa duket, iPhone 4S i Apple nuk është telefoni i vetëm mobil i cili vuan nga problemet me baterinë, pasi që kësaj liste tashmë i është shtuar edhe telefoni i parë i Nokia’s, i cili bazohet në Windows Phone, përkatësisht modeli Nokia Lumia 800.

Disa përdorues të këtij telefoni janë duke alarmuar kompaninë Nokia për problemet që ata i kanë me baterinë, e sidomos pas ri-mbushjes së shpeshtë të saj.

Gjatë natës, bateria e Lumia 800 mund të shpenzohet madje deri në 25 për qind, edhe pse e njëjta nuk përdoret nga përdoruesi i telefonit.

Megjithatë, ende nuk dihet numri i përdoruesve të Nokia Lumia 800, të cilët e kanë këtë problem, por i njëjti thuhet se ekziston dhe është raportuar nga disa prej blerësve të tij. / Telegrafi /