LAJMI I FUNDIT:

Edhe një vdekje misterioze në Rusi – koloneli rus u qëllua pesë herë në gjoks, autoritetet pretendojnë se ishte vetëvrasje

Edhe një vdekje misterioze në Rusi – koloneli rus u qëllua pesë herë në gjoks, autoritetet pretendojnë se ishte vetëvrasje

Një komandant rus i përfshirë ngushtë në përpjekjet luftarake të Vladimir Putin është gjetur i vrarë me armë zjarri në zyrën e tij.

Koloneli Vadim Bojko, 44 vjeç, i cili kishte qenë i përfshirë në fushatën e mobilizimit, është gjetur i pajetë, për shkak të plagëve të marra nga armë zjarri.

Ai ishte zëvendësdrejtor i shkollës prestigjioze Makarov të Paqësorit të Lartë Detar në Vladivostok.


U raportua se ai erdhi në punë, menjëherë pasi hyri në zyre u dëgjuan pesë të shtëna, raporton thesun.

Një oficer tjetër dëgjoi të shtënat dhe më pas nxitoi drejt Bojkos – ku gjeti vetëm kufomën e tij.

Raportimet ruse fillimisht thanë se ishte “vetëvrasje” – dhe ai është figura më e fundit e lartë që vdiq në rrethana misterioze.

Historia e vetëvrasjes u vu në dyshim shpejt pasi plumbat e kishin qëlluar pesë herë në gjoks.

Media BAZA – e cila ka lidhje të ngushta me zbatimin e ligjit – raportoi se Bojko ishte përgjegjës për punën me rekrutët që ishin thirrur në mobilizimin masiv të Putinit.

Mobilizimi ka parë rebelim të hapur në disa vende pasi trupat e pajisura dobët përfundojnë shpejt në vijën e frontit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori