LAJMI I FUNDIT:

Edhe një telefon i mençur në serinë LG Optimus

Edhe  një telefon i mençur në serinë LG Optimus

Duket se LG së shpejti do të shtojë edhe një telefon të mençur në linjën e saj Optimus, pasi që detajet e modelit të ri LG Optimus Me P350 tashmë janë publikuar në internet.

LG Optimus Me P350 do të vijë me versionin e Android 2.2 Froyo, ekran të ndjeshëm në prekje, rezolucion prej 320 x 480 dhe kamerën me 3 mega-piksel.


Specifikat tjera të modelit të ri të LG Optimus Me P350 përfshijnë mbështetjen për GSM 850/900/1800/1900MHz dhe UMTS 900/2100 MHz, si dhe WiFi e Bluetooth të integruar.

Megjithatë, ende nuk dihet çmimi i këtij modeli të telefonit të mençur të LG, ndërsa thuhet se telefoni peshon jo më shumë se 130 gram. / Telegrafi /