LAJMI I FUNDIT:

Edhe nesër pritet të vazhdojnë reshjet e shiut në Shkup

Edhe nesër pritet të vazhdojnë reshjet e shiut në Shkup

Moti nesër në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, në disa vende me reshje të mëdha të përcjella me rrufe, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kah fundi i ditës do të ketë stabilizim të motit. Do të fryjë erë verilindore me intensitet të dobët deri mesatar.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa temperatura do të arrijë deri më 29 gradë./Telegrafi/