LAJMI I FUNDIT:

Edhe majmunet prostituohen

Edhe majmunet prostituohen

Prostitucioni mund të jetë vërtet profesioni më antik në botë, nëse edhe majmunët e ushtrojnë atë. Duke iu referuar të dhënave nga një studim i publikuar te revista "Animal Behavior", (Sjellja e kafshëve), meshkujt e majmunëve makakë me bisht të gjatë të Indonezisë, pastrojnë trupin e femrave nga pleshtat, në këmbim të favoreve seksuale.

Në artikull thuhet se ky është një ritual që kryhet përpara çiftezimit dhe rrit numrin e raporteve seksuale mes majmuneve. Pasi janë pastruar nga pleshtat, aktiviteti seksual i majmunëve femra jo vetëm dyfishohet, por madje rritet me një mesatare prej 1,5 deri në 3,5 raporte çdo orë.

Sipas studimit të kryer nga Michel Gumert i Universitetit Teknologjik Nanyang të Singaporit, koha që një majmun mashkull harxhon për të pastruar femrën nga pleshtat, varion nga numri i majmuneve që janë të disponueshme në atë moment.

Që me pak fjalë do të thotë se, sa më shumë femra të disponueshme të ketë, aq me pak është pastrimi i saktë dhe i gjatë, pasi meshkujt duan të kenë sa më shumë raporte të jetë e mundur, me të gjitha femrat e lira. /telegrafi/korrieri/